E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Financimi i tregtisë, përkatësisht kreditimi i importuesve dhe eksportuesve, u shterr me shpërthimin e krizës financiare vitin e kaluar, që, siç tha OBT-ja, do të kontribuojë për uljen e tregtisë botërore gjatë këtij viti për dhjetë përqindët e parashikuar.
Drejtori i Organizatės botėrore tregtare bėri thirrje pėr reformė tė rregullave ndėrkombėtare bankare











Rregullat ndërkombëtare bankare për rregullimin e tregut kreditor duhet të reformohen, në mënyrë që të jetësohet financimi i tregtisë botërore dhe rikuperimi i saj i mëtutjeshëm, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore tregtare (OBT), Paskal Lami.

Financimi i tregtisë, përkatësisht kreditimi i importuesve dhe eksportuesve, u shterr me shpërthimin e krizës financiare vitin e kaluar, që, siç tha OBT-ja, do të kontribuojë për uljen e tregtisë botërore gjatë këtij viti për dhjetë përqindët e parashikuar.

Lami në forumin publik të OBT-së tha se drejtoria për stabilitet finanaciar ëhtë "zanafilla e Organizatës botërore tregtare".

Ai institucion po fillon ta hetojë rregullativën globale financiare, duke i përfshirë standardet, të njohuar si Rregullat e bazelit, tha Lami dhe shtoi se rregullatorët duhet t'i lehtësojnë kërkesat të cilat kanë të bëjnë me kreditë për financim të tregtisë.

Për rikuperimin e pjesërishëm të financimit të tregtisë botërore kontribuan pakot për atë dedikim në disa vende siç janë Brazili dhe Kina, e gjithashtu edhe pakoja globale, në vlerë prej 250 miliardë dollarësh, i cili është kontraktuar në samitin e prillit të G-20-shit në Londër.





Publikuar: 30.09.2009 | 03:12
Lexuar: 891 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime