Zëvendës-ministri i financave Nedim Ramizi elaboroi se zvogëlimi i propozuar i shkallës së tatimit prej 18 në pesë për qind ka të bëjë me qarkullimin e parë me ndërtesa banesore dhe banesa në atë pjesë në të cilin ato shfrytëzohen për qëllime banesore, i cili do të bëhet në periudhë deri në pesë vite pas ndërtimit.
Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 74-t e pranoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar në leximin e parë me të cilin ndër të tjerash parashihet zvogëlimi i shkallës së TVSH-së prej 18 në pesë për qind tek qarkullimi me hapësirë banesore.
Zëvendës-ministri i financave Nedim Ramizi elaboroi se zvogëlimi i propozuar i shkallës së tatimit prej 18 në pesë për qind ka të bëjë me qarkullimin e parë me ndërtesa banesore dhe banesa në atë pjesë në të cilin ato shfrytëzohen për qëllime banesore, i cili do të bëhet në periudhë deri në pesë vite pas ndërtimit.
Ai shtoi se pret çmimi i hapësirës banesore të zvogëlohet për 11 për qind dhe me këtë hapësira banesore të ketë më shumë qasje për qytetarët.
Efekte pozitive nga ndryshimet e propozuara, siç tha Ramizi, janë stimulimi i ndërtimit të banesave nga ana e ndërmarrjeve ndërtimore, ripërtëritjen e ndërtimtarisë por edhe të degëve të tjera ekonomike lidhur me ndërtimin e hapësirës banesore.
Shkalla e autorizuar tatimore prej pesë për qind do të zbatohet deri më 31 dhjetor të vitit 2011.
Me propozim-ligjin janë ofruar dhe përcaktuar ndryshime të cilat do të thonë definim të qartë të dispozitave nga ligji, me të cilat duhet të pëmirësohet procesi i tanishëm i pagesës së tatimit të vlerës së shtuar.
Mbështetje ndryshimet morën nga shumica të cilët mendojnë se do të zvogëlohet çmimi i hapësirës banesore dhe qytetarët më lehtë do të vijnë deri tek banesat personale.
Deputetët në pjesën e paradites të punës pas rendit të ditës të seancës së 74-t e shqyrtuan edhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor në leximin e parë, me të cilin prolongohet afati nga 1 janari i vitit 2010 në 1 janar të vitit 2011 për dispozitën në të cilën është përcaktuar pjesëmarrësi në qarkullimin pagesor të mos mund të bëjë pagesën nëse ka llogari të bllokuar transaksionare.
Me ndryshimet firmat do të munden që deri më 1 janar të vitit 2011 ndërmjet tyre t'i mbyllin kërkesat e tyre përmes cesioneve dhe të vazhdojnë të funksionojnë edhe ata me llogari të bllokuara.