E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Evropian Ervan Fuere. Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë folur për zhvillimet e fundit të Bashkimit Evropian dhe të Maqedonisë në rrugën e saj të integrimit, zgjedhjet lokale dhe rastet e Hagës
Fuere nė Tetovė, takim me Ali Ahmetin
BE-ja e interesuar për zgjedhjet lokale dhe rastet e Hagës


Ambasadori i BE-së njoftoi Ahmetin në lidhje me aktivitetet e fundit te BE-se sa i takon Maqedonisë, për seancat e këtyre ditëve ne Parlamentin e Maqedonisë në lidhje me raportin e fundit të Komisionit Europian për Maqedoninë, njoftoi shërbimi për informim i BDI-së. Sipas tyre Fuere ka vlerësuar praninë e deputetëve të BDI-së në këto seanca dhe poashtu ka vlerësuar edhe qëndrimet e kryetarit Ahmeti në lidhje me këtë raport.

Ervan Fuere, thuhet në kominukatën për media të BDi-së së është interesuar për përgatitjet e BDI-së për zgjedhjet vendore dhe presidenciale si dhe për të ashtuquajturat “Rastet e Hages”.
Ambasadori i BE-së ka marrë garanci nga Ali Ahmeti se BDI-ja do të mbetet gjithnje e angazhuar për plotësimin e kritereve për fillim të negociatave për aderim në Bashkimin Europian, pasi sipas Ahmetit integrimi i Maqedonisë në BE, është një nga prioritetet kryesore të partisë.

Ahmeti, poashtu ka njoftuar Fueren se vlerësimet e dhëna në raport do të jenë udhërrëfyes për funksionarët dhe anëtarët e BDI-së në të ardhmen, duke punuar edhe më shumë për t’i përmbushur të njëjtat.

Në lidhje me interesimin e Ambasadorit të BE-së, zyra për informim e BDI-së thotë se z. Ahmeti tha se në zgjedhjet që ka organizuar BDI-je sa ishte në qeveri nuk ka patur probleme dhe se ashtu edhe tani, Bashkimi Demokratik do të angazhohet plotësisht që zgjedhjet të janë të ndershme, të lira dhe demokratike. “BDI-ja ka nisur aktivitetet partiake në bazë për t’u përgatitur sa më mirë, për të propozuar kandidat sa më të denjë, duke marre parasysh punën e deritanishme të dëshmuar me raportet e degëve dhe kryetarëve të komunave qe i udhëheq BDI-ja.

Në komunikatë poashtu thuhet se në lidhje me Rastet e Hagës, lideri i BDI-se edhe një herë potencoi qëndrimin e njohur të BDI-së, partisë që “UÇK-ja ka pranuar me kohë ingerencat e Tribunalit të Hagës për krime lufte, por mbasi ky Tribunal nuk ka nisur procedura kundër UÇK-se dhe i ka kthyer lëndët në Maqedoni, ne vlerësojmë që këto raste duhet të mbulohen me Ligjin për amnisti”, ka vlerësuar Ahmeti gjatë takimit me Ervan Fuere.
Ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere ka ripërsëritur angazhimin e tij personal dhe të BE-së për të ndihmuar Maqedoninë në rrugëtimin për në BE.

Publikuar: 13.11.2008 | 04:50
Lexuar: 372 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime