"Gjermania është edhe partner tradicional tregtar në këmbimin me Republikën e Maqedonisë dhe pozitën e saj për vëllim të madh të këmbimit tregtar në vazhdimësi që e mban Gjermaninë në vendet e para", tha ministri në fjalimin e tij në takim.
"Mundësitë dhe sfidat për tregti, bashkëpunim dhe investime" ishte tema e takimit të sotëm të frimave nga Maqedonia dhe Gjermania të mbajtur me mbështetje të Shoqatës afariste maqedonaso-gjermane, në të cilën mori pjesë ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.
"Gjermania është edhe partner tradicional tregtar në këmbimin me Republikën e Maqedonisë dhe pozitën e saj për vëllim të madh të këmbimit tregtar në vazhdimësi që e mban Gjermaninë në vendet e para", tha ministri në fjalimin e tij në takim.
Ai shtoi se Gjermania zë vendin e parë në këmbimin me vendet e huaja dhe sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë për periudhën janar-qershor të vitit 2009 ajo është 458 milionë dollarë amerikanë ose 13,1 për qind në srtukturën e eksportit dhe importit të Republikës së Maqedonisë me botën.
Në pjesën e investimeve të huaja në Maqedoni, ministri potencoi se investimet e përgjithshme me preardhje nga Gjermania janë 86,898 milionë me ç'rast e merr vendin e shtatë në hyrjen e investimeve të huaja dhe bën pjesë në 10 vendet e para të huaja investitorë në vendin tonë.
Sipas tij, edhe pse investimet e drejtpërdrejta të huaja janë të nevojshme për rritje ekonomike, megjithashtë, në Republikën e Maqedonisë ende janë në nivel të kënaqshëm. Madje i potencoi sektorët në të cilët ekzistojnë potenciale të mëdha për investim si sektori industrial, energjetika, turizmi, sektori bankier, infrastrukturë dhe investim në zonat e zhvilluara teknologjike-industriale.
Duke u përqëndruar në pasojat nga recesioni, ministri Besimi i prezantoi edhe aktivitetet që Qeveria e Maqedonisë i ndërmori për përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë së saj, si dhe reformat në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja, për shkak se Republika e Maqedonisë është a radhitur në vendin e tretë në listën e reformatorëve më të mirë midis 183 vende në botë, sipas Raportit Duing Biznis të Bankës Botërore për vitin 2010.
"Prosperitetin ekonomik të vendit tim e shoh në integrimin e saj në ekonominë botërore, me inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare për tregti, firmosjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për tregti, si dhe nevoja për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore duke e ndjekur përvojën e shumë vendeve nga Evropa Lindore dhe Qendrore, po edhe më gjërë", theksoi ministri Besimi.
Firmat nga Maqedonia dhe Gjermania në takime individuale e shqyrtuan mundësinë për bashkëpunim.