Sot i themi JO dhe kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të kësaj enciklopedie. Qytetarët shqiptarë në Tetovë dhe studentët u bënë bashkë e ilustruan më mirë slloganin një komb një qëndrim, deklaroi Valon Kurtishi, përfaqësues i Illyricum Libertas.
Studentë të dy universiteteve të Tetovës, nën organizimin e Shoqatës Illyricum Libertas, sot ngritën zërin e tyre kundër Enciklopedisë maqedonase, që shtrembëron historinë e popullit shqiptar.
Studentëve gjatë marshimit, iu bashkuan edhe një numër i madh i qytetarëve nga Tetova. Marshimi protestues filloi nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe në USHT u bashkuan edhe studentët e tjerë që vazhduan nëpër rrugët kryesore të qytetit.
Ju lusim të gjithë bashkë ti themi JO kësaj pseudo-enciklopedie, JO kësaj pseudo- akademie, shqiptarët janë popull evropian dhe kanë traditë e civilizim 5000 vjeçar në Evropë.
Sot i themi JO dhe kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të kësaj enciklopedie. Qytetarët shqiptarë në Tetovë dhe studentët u bënë bashkë e ilustruan më mirë slloganin një komb një qëndrim, deklaroi Valon Kurtishi, përfaqësues i Illyricum Libertas.
Është hera e parë që studentët pas vitit 90 organizohen në këtë masë dhe çka është më e rëndësishme janë të disiplinuar dhe të kulturuar. Mund të shihni se ska ofendime ndëretnike. Studentët tërë kohës bëjnë thirrje kundër akademisë, poshtë enciklopedisë, shqiptarët 5000 vjet histori, theksoi Agon Ferati, përfaqësues i Unionit Studentor të UEJL-it.
Ne e shprehin zërin tonë kundër kësaj enciklopedie dhe njëherit i tregojmë MANUS se jemi shqiptarë autoktonë dhe ilirë, tha Garip Izairi, përfaqësues i Unionit Studentor të USHT-së.
Protesta përfundoi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, por me disa parrulla si, Jovan Bigorski është shqiptar, Shtet artificial, Kthehuni në atdheun tuaj, Karpatet dhe Ilirida.
Bashkim Sulejmani