Pacientët me sëmundje malinje janë çliruar nga participimi. Paraprakisht ata paguajnë, megjithatë nëse konstatohet se bëhet fjalë për sëmundje malinje gjatë daljes nga spitali, pacientit i kthehen paratë e participimit. Në mënyrë të njëjtë do të veprohet dhe me veprimtari plotësuese", theksoi Osmani.
Kur do të zbulohet rasti se një pacient me sëmundje malinje është vendosur në listën plotësuese atëherë do t'i merret e drejta e spitalit të punojë veprimtari shtesë, tha ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në lidhje me vendimin, sipas të cilit, sëmundjet malinje nuk duhet të jenë lëndë e veprimtarisë shtesë.
Ai sqaroi se në lidhje me vendimin kanë dërguar letra deri tek të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe se i janë dhënë orientime Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor të bëjë kontrolle.
"Spitalet do të duhen të organizohen, një pacient me sëmundje malinje nuk duhet të presë më tepër se tre deri në katër javë për trajtim diagnostik dhe terapeutik. Pacientët me sëmundje malinje janë çliruar nga participimi. Paraprakisht ata paguajnë, megjithatë nëse konstatohet se bëhet fjalë për sëmundje malinje gjatë daljes nga spitali, pacientit i kthehen paratë e participimit. Në mënyrë të njëjtë do të veprohet dhe me veprimtari plotësuese", theksoi Osmani.
Mundet që pacienti të vendoset në listën plotësuese, t'i paguajë mjetet, tha Osmani, megjithatë në diagnostifikim nëse dëshmohet se bëhet fjalë për sëmundje malinje atëherë do t'i kthehen të gjitha mjetet.
"Sëmundjet malinje janë vendosur si prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Për herë të parë nga viti i ardhshëm i integrojmë dy programet për gjirin dhe për qafën e mitrës dhe shtojmë edhe një program e ai është për karcinom kolorektor dhe vitin e ardhshëm do të kemi program për sëmundje malinje i cili do t'i inkorporojë të gjitha këto tre programe dhe fillojmë me skriningun në qytetet më të mëdha në shtet", shtoi Osmani.
Në lidhje me anketën vjetore të mbrojtjes shëndetësore në Bashkimin Evropian, sipas të cilës, Maqedonia sivjet u gjet në vendin e 24-t në mesin e sistemeve shëndetësore evropiane në listën që e publikoi Health Consumer Powerhouse, ministri Osmani theksoi se ai është raport i organizatës e cila e analizon efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit shëndetësor dhe kënaqësinë e konsumatorëve në këtë rast të pacientëve.
Ai potencoi se Maqedonia dhe Kroacia janë vendet e vetme të cilat kanë zhvillim më të madh në vitin e fundit madje për gjashtë pozita në rang liste dhe se ka një zvogëlim të madh në pjesën e shteteve të tjera, si për shembull Greqia është më poshtë për katër vende, Estonia për shtatë.