"Dëshmi se diçka me të vërtetë po lëvizë në kahje pozitive është e dhëna se për tre vite, mbi 40.000 gra kanë bërë kontrollime eho apo mamografike në suaza të Programit për zbulim të hershëm, diagnostifikim apo mjekim të kancerit të gjirit në Maqedoni", theksoi Osmani në tribunën në organizim të OJQ-së "Shkëndija e jetës"
Në Maqedoni, kanceri i gjirit ndodhen në vendin e parë të sëmundjeve malinje tek gratë dhe shteti bën pjesë në vendet me shkallë të mesme të incidencës, por me mortalitet më të lartë. Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, incidenca e kancerit të gjirit është rreth 61 raste, përderisa mortaliteti është rreth 25 raste në 100.000 banorë në vit, tha ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në fjalimin hyrës në tribunën "Kanceri i gjirit-zbulimi i hershëm, diagnostifikimi i saktë dhe trajtimi adekuat".
Kjo, theksoi ai, është pasojë kryesisht e paraqitjes jo me kohë te mjeku dhe fillimi i vonuar me trajtim. Shkencërisht është dëshmuar se me preventivë dhe zbulim të hershëm, vdekshmëria tek kanceri ulet për 30 për qind të rasteve.
"Dëshmi se diçka me të vërtetë po lëvizë në kahje pozitive është e dhëna se për tre vite, mbi 40.000 gra kanë bërë kontrollime eho apo mamografike në suaza të Programit për zbulim të hershëm, diagnostifikim apo mjekim të kancerit të gjirit në Maqedoni", theksoi Osmani në tribunën në organizim të OJQ-së "Shkëndija e jetës", me rastin e Tetorit-muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, ndërsa si ngjarje tradicionale për ngritjen e informimit dhje ngritjen e vetëdijes tek popullata femërore për diagnostifikim me kohë dhe mjekim të sëmundjeve malinje.
Ai theksoi se Maqedonia është vend kryesues në rajon sipas numrit të grave të kontrolluara në krahasim me numrin e popullatës femërore dhe një nga vendet e rrralla në botë ku Programi është plotësisht pa pagesë dhe gratë të cilat dëshirojnë të kontrollohen janë të liruara nga shpenzimet financiare.
"Për vitin 2010, Ministria e SHëndetësisë planifikon të vendosë skrining në disa pilot-qytete ku ka IPSH të cilat për momentin janë në gjendje t'i plotësojnë kriteret për skrining si dhe fillim të realizimit të aktiviteteve të cilat do të dalin nga Plani i Aksionit për skrining të kancerit të gjirit. Plan i ynë afatgjatë është që prej vitit 2011 të fillojmë me zbatimin e skiningut të organizuar në territorin e shtetit me interval të rekomanduar kohor për skriningun prej tre viteve për grup të grave prej moshës 50 deri 70 vjeçare", tha Osmani.
Në drejtim të avancimit të shëndetit të grave, sqaroi ai, bëjmë përpjekje që prej vitit të ardhshëm të fillohet me skrining të organizuar për kancerin në grykën e mitrës, si dhe për fillimin me skrining të karcinomit kolorektal tek burrat.
"Angazhimi i vazhdueshëm i Ministrisë është sigurimi i aparaturës bashkëkohore për diagnostifikim të hershëm dhe preciz të kancerit (aparate me ultra zë dhe mamografe) dhe përdorimin e medikamenteve më bashkëkohore për tretmane të të sëmurëve nga kanceri. Angazhim i ynë është që ta sjellim diagnostikën kulminante në shtet përmes ndërtimit dhe vendosjes së Qendrës për tomografi emisione pozitrone (TEP), që paraqet teknikë nukleare mjekësore për vizuelizim, me të cilën fitohet shfaqje tridimensionale dhe hartimi i proceseve funksionale në trup", shtoi ministri Osmani.