E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ushtritë e huaja kanë hyrë në rajonin e krizës në lindje të Kongos Sipas njoftimeve të Bi-Bi-Si-së, bëhet fjalë për ushtarë të Angolës dhe Zimbabvesë.
Pėrshkallėzohet lufta nė Kongo


Midis kryengritësve nën udhëheqjen e gjeneralit të rebeluar të ushtrisë së Kongos, Loren Nkunda, po luftojnë edhe mercenarët e ushtrisë së Ruandës.

Kështu, po shtohen frikësimet për përsëritjen e luftës në Kongo e cila u zhvillua prej vitit 1998 e deri në vitin 2003. Në të ishin përfshirë nëntë kombe afrikane. Angola, Zimbabveja dhe Namibia atëherë i mbështetnin forcat e Qeverisë së Kongos, derisa në anën e kryengritësve ishin Uganda, Ruanda dhe Burundi.

Luftimet e fundit në Kongo u shkallëzuan para tre muajsh midis forcave të qeverisë dhe kryengritësve që kërkojnë mbrojtjen e fisit Tutsi – nga kryengritësit Hutu, që ikën në Kongo pas gjenocidit në Ruandë në vitin 1994. Sipas Bi-Bi-Si-së i tërë rajoni i konfliktit në lindje të Kongos është shumë i pasur me miniera të diamantit dhe të bakrit.

Njëkohësisht, në Kongo në zhvillim e sipër është misioni më i madh deri më tash i OKB-së, që përfshinë 17.000 paqeruajtës, por ata tani për tani nuk kanë sukses t'i ndërpresin armiqësitë.

Publikuar: 13.11.2008 | 05:23
Lexuar: 726 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime