E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

BDI nuk është tullumbac i cili mund të pëlcasë me një cigare. Nuk ka asgjë më të ëmbël nga ajo që ta fusim Maqedoninë në NATO dhe në BE, qytetarëve t’ju krijojmë mirëqenie, t’i avancojmë marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa qytetarëve t’ju sigurojmë ardhmëri më prosperuese. Të varej nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi, asnjëherë nuk do të mbeteshim në këtë ëmbëltore, për shkak se ka edhe përgjegjësi, probleme, vështirësi dhe viktimizime.
Ahmeti:Pėrpiqem ta menaxhoj situatėn, zjarrit tė mos i hedh benzinė












Intervistë – Ali Ahmeti, lider i BDI-së

Enciklopedia nuk do ta na përzërë nga Qeveria

Besoj se kryeministri Gruevski nuk qëndron pas kësaj vepre, ai është në një situateë palakmueshme, nuk e ka të lehtë, por konsideroj se duhet të dalë me porosi më të qartë

Së pari publikuat se është shkelur armëpushimi, ndërsa pastaj se Enciklopedia është akt i shpalljes së luftës. Dëshironi të thoni se mund të na ndodhë luftë ndëretnike nëse nuk tërhiqet Enciklopedia?

Mediat mi kanë nxjerrë deklaratat nga konteskti. Përpiqem ta menaxhoj situatën, zjarrit të mos i hedh benzinë. Në mënyrë figurative, armëpushimin e shkeli një njeri, i cili është në krye të ekipit redaktues të Enciklopedisë. Kjo është lëndë për bisedime në ASHAM, duhet të ulen akademikët maqedonas dhe shqiptarë dhe këtë problem ta përpunojnë në mënyrë shkencore, që të mos lihet hapësirë që rruga të flasë për këtë punë. Kur them se është shkelur armëpushimi, konsideroj se në tetë vitet e kaluara, as maqedonasit, as shqiptarët në fushatat zgjedhore mes vete nuk janë fyer. Të gjithë janë përpjekur që punët të shkojnë përpara. Duhet të gjithë të punojmë që të zgjidhen problemet, të anëtarësohemi në BE dhe në NATO, të ketë përparim ekonomik, marrëdhënie më të mira ndërnjerëzore dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët. Po, u paraqit ky pamflet, i cili është shumë provokues, dhe të gjithë e pranuan se shqiptarët janë përulur. Të gjithë e pranuan se në Enciklopedinë ka shumë të pavërteta edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit. Se nuk ka as tre fjali për BE-në, ndërsa Maqedonia synon të bëhet anëtare e saj. Ose shkruhen tre fjali përulëse për NATO-n. Si mund të përulet NATO-ja, e cila në vitin 1999 e pengoi hyrjen e trupave të Millosheviqit edhe në Maqedoni dhe kur në vitin 2001 në mënyrë parandaluese vepronte që mos të ndodhë masakër në Maqedoni? Si mund të shkruhen gënjeshtra të tilla se forca speciale të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe i kanë stërvitur ushtarët e UÇK-së? Ajo është gënjeshtër absolute.

Kush i ka stërvitur pjesëtarët e UÇK-së?

I kemi stërvitur unë dhe oficerë nga ish APJ-ja, të cilët ishin shqiptarë.

A i kanoset Maqedonisë luftë?

Qëndrimet në Enciklopedi janë ngacmim luftarak. Unë nuk thërras në luftë. Askund nuk kam deklaruar as se e akuzoj tërë ASHAM-in. Fajtorë është një pjesë e ASHAM-it në krye me Blazhe Ristovskin. Enciklopedia është rast i parë në të cilën intelektualët maqedonas dhe shqiptarë në mënyrë të barabartë reaguan. Edhe atë e konsideroj për kontribut të madh për Maqedoninë. T’i vlerësojmë gabimet në Enciklopedinë. E para është titulli, ku është është quajtur enciklopedia maqedonase. Asnjë Enciklopedi e madhe nuk quhet Enciklopedi e gjermanëve, e francezëve…Ajo duhet të quhet enciklopedia e Maqedonisë. Teksti është provokues, fyes, përulës dhe ngacmues luftarak për shqiptarët. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë tekste që qytetarët do t’i nxisin në konflikt. Shqipëria dhe Kosova çdoherë na përkrahin në të gjitha proceset tona. Ndoshta kohë pas kohe ka pasur mospjatime të vogla, si me kohën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, por asnjëherë nuk kemi pasur situateë që të prishen marrëdhëniet. Akademia duhet me gjakëftotësi të ulet dhe t’i shqyrtojë të gjitha reagimet e mundshme, të thirren akademikët-shqiptarë, ndërsa Encikolpedia të tërhiqet nga përdorimi. Të shkarkohet këshilli redaktues. Në një asnjë vend pas tranzicionit, akademitë e shkencave nuk janë me parashenjë ideologjike. Kjo duhet të reformohet edhe tek ne.

Nuk ju kënaqin korrigjimet në Enciklopedi që i paralajmëroi kryetari i ASHAM-it dhe kërkoni tërheqjen. Çfarë nëse nuk ndodh ajo?

Konsideroj se në ASHAM ka akademikë përgjegjës dhe profesionist, të cilët nuk do të përkulen nën ndikimin e njerëzve nostalgjues me qëllime më të ndryshme. Shkencëtarët, duke përfshirë edhe Bllazhe Ristovskin, dhet të ulen në një tryezë dhe me argumente dhe fakte t’i hedhin të gjitha pretendimet dhe pasaktësitë. Nëse enciklopedia nuk tërhiqet dhe mbetet kështu siç është, çdoherë do të jetë bombë e kurdisur, e cila në çdo kohë mund të shpërthejë me pasoja të paparashikueshme.


Nuk u distancuat nga deklarata e politikanit shqiptar Pandeli Majko, i cili kërkoi të digjet flamuri shtetëror i Maqedonisë në Shkup. Në kontekst të kësaj, do t’i mbështetni si parti protestat e Hysni Shaqirit të enjten?

Deklarata e Majkos është emotive, ndërsa unë nuk isha në Maqedoni kur ai e dha. Askush nga mediat deri tani nuk më ka pyetur. Nuk pajtohemi me atë deklaratë. Mesazhet e këqija që dërgohen me këtë pamflet nuk duhet të “lëshohen” mbi flamurin shtetëror. Lidhur me protestat nuk dua të komentoj, për shkak se me 20 njerëz nuk dërgohet mesazh.

Në Prishtinë pardje u dogj flamuri shtetëror i Maqedonisë. Si e vlerësoni atë akt dhe a mendoni se kjo çon drejt relaksimit të situatës?

Sigurisht se ngjarjet e këtilla nuk janë të mira, por gjithkund ka njerëz që reagojnë në mënyrë emocionuese. Incidente të atilla nuk duhet të ndodhin.

Pse BDI si pjesë e kolaicionit qeveritar hesht në një situatë kur enciklopedia kontestuese përgatitej më shumë vite. Nuk ishte tërheqja e akademikëve-shqiptarë dhe e pjesëmarrësve tjerë nga projekti sinjal i mjaftueshëm se do të fitohet pjesë që do të shkaktojë probleme ndëretnike?

Asnjëherë nuk kemi menduar se në ASHAM ka individë të tillë që mund të prodhojnë provokime të tilla. Para tre viteve kur shkencëtarët-shqiptarë reaguan se në ASHAM diçka nuk është si duhet, pati takime mes Azis Pollozhanit dhe kryeministrit të atëhershëm Vllado Buçkovskit. Atëherë ishte dërguar mesazh se Qeveria nuk do ta financojë projekte me përmbajtje të tillë. Konsideroj se me atë punë është përfunduar dhe në fund nuk më ka rënë ndër mend se një gjë e tillë do të ndodhë.

A i bëni thirrje kryeministrit Nikolla Gruevskit të distancohet dhe t’i dënojë përcaktimet kontestuese në enciklopedi. Në partinë tuaj tashmë ju dhanë mbështetje të hapur të dilni nga Qeveria. Ju duhet të merrni vendim. E morët?

Është e saktë se disa herë publikisht deklarova se Gruevski duhet të dërgojë mesazh të qartë deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë se ai nuk qëndron pas këtyre insuancave që bëhen nga këshilli redaktues i encikopedisë. Përshtypja e qytetarëve është se pikërisht kryeministri qëndron pas kësaj vepre.

A mendoni ju se kryeministri qëndron pas enciklopedisë?

Unë besoj se kryeministri nuk qëndron pas kësaj vepre. Ai është në një situatë të palakmueshme, por nuk e ka të lehtë, por konsideroj se duhet të dalë me mesazh më të qartë për shkak se në adresë të tij ka shumë akuza edhe nga maqedonasit dhe nga shqiptarët. Konsideroj se kjo bëhet me qëllim të ketë mospajtime mes partnerëve të koalicionit.



Fitohet përshtypje se si edhe të përfundojë ky rast me encikopedinë, ndërkaq do të mbeteni në pushtet për shkak se ajo u është e ëmbël dhe e rëndësishme?

BDI nuk është tullumbac i cili mund të pëlcasë me një cigare. Nuk ka asgjë më të ëmbël nga ajo që ta fusim Maqedoninë në NATO dhe në BE, qytetarëve t’ju krijojmë mirëqenie, t’i avancojmë marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa qytetarëve t’ju sigurojmë ardhmëri më prosperuese. Të varej nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi, asnjëherë nuk do të mbeteshim në këtë ëmbëltore, për shkak se ka edhe përgjegjësi, probleme, vështirësi dhe viktimizime.

Më shumë ekspertë deri tanë kanë thënë se BDI-ja është në pozitë inferiore në Qeveri lidhur me VMRO-DPMNE-në, se programi nuk ju realizohet?

Ekspertët nuk bartin përgjegjësi për atë që e thonë edhe për atë çfarë do të ndodhë nesër në Maqedoni. Për fat të mirë, rallë realizohen parashikimet e tyre. Asnjëherë nuk kam thënë se BDI ka realizuar gjithçka që ka premtuar. Ligji për përfdorimin e gjuhëve nuk është zgjidhje ideale, por është hap i madh. Hapëm dy fakultete në Kumanovë, ndërsa ja edhe sot hapëm studime dipserzuese në Shkup. Në vijim është procedura në pajtim me ligjet ekzistuese të gjindet zgjidhje për familjet e luftëtarëve të rënë dhe të të gjithë të prekurve nga konflikti në vitin 2001. Ajo është dakorduar me partnerin e koalicionit. Me atë do të zgjidhet statusi i ish pjesëtarëve të UÇK-së.

A frikësoheni nga zgjedhjet e parakohshme?

Nuk frikësohemi nga zgjedhjet e parakohshme. Me kryeministrin nuk kemi biseduar për atë. Ky është qëndrimi im, për shkak se as në parti nuk kemi biseduar në këtë temë. Për shkak si shtet dhe si faktor politik jemi në realizim të të premtuarës që Maqedonia të bëhet anëtare në NATO dhe në BE, atëherë pse na duhen zgjedhje të parakohshme për përsëri të njëjtën t’ua thomi qytetarëve. Është e paarsyeshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

A do të ketë së shpejti rikonstruim me të cilën do të përfshihen ministrat e BDI-së?

Në Qeveri përgjegjësi më të madhe ka Nikolla Gruevski. Tani për tani nuk kemi biseduar për atë, por në një ardhmëri të afërt nuk përjashjtohet mundësia të ndodhë ajo.

Si funksionojnë relacionet me kryeministrin?

Pasdite do të takohem me Gruevskin (por intervista është para takimit të tyre). Me atë kontaktova përmes zëvendëskryeministrit Abdulaqim Ademit dhe ia transmetova brengosjen time dhe tentova të jem i dobishëm në tejkalimin e kësa situate të tendosur. Mendoj se Gruevski është i interesuar në vend të mbisundojë arsyeja dhe logjika dhe konsideroj se edhe kjo do të kontribuojë të tejkalohet kjo situatë.

/Intervistoi: Mariela Trajkovska, Dnevnik/

P.S. Titulli është i Yll Press-it

Publikuar: 30.09.2009 | 12:44
Lexuar: 1234 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lali (01/10/2009 15:21:11) Une besoj se si i kalute te gjithe lufterat do ta kaloni edhe kete lufte.Besojme ne JU-Abaz-
marseli (07/11/2009 06:59:50) jo ska ka lu asgje se nuk eshte veq ni abaz qe ka luftu abdyl aqim ademi ka punu me mistri nuk e din se cka ashte lufta
di dit para se me u ndal lufta ai hiri si deputet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime