Në parashikim theksohet se ekonomia botërore këtë vit do të bjerë deri 1,1 përqind para se të arrijë në nivel prej 3,1 për qind në vitin 2010.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin ekonomik të prezantuar sot pohon se ekonomia botërore doli nga recesioni më i rëndë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në parashikim theksohet se ekonomia botërore këtë vit do të bjerë deri 1,1 përqind para se të arrijë në nivel prej 3,1 për qind në vitin 2010.
FMN-ja e rrit vlerësimin për rritjen e ekonomisë botërore për vitin e ardhshëm në 3,1 përqind nga 2,5 për qind të mëparshmet.
Fondi në parashikim thekson se në muajt e ardhshëm edhe vendet nga euro zona do të dalin nga recesioni. Në raportin gjashtëmujor vjeshtor të FMN-së theksohet se ekonomia në euro zonën këtë vit me siguri do të rritet për 0,3 për qind.
Bankat dhe institucionet e tjera bankare humbën 3,4 trilionë dollarë për shkak të krizës ekonomike botërore
Bankat dhe institucionet financiare në korniza botërore, për shkak të krizës globale ekonomike humbën 3,4 trilionë dollarë, deklaroi sot drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar për tregjet e parave dhe kapitalit, Hoze Vinjals në konferencënm për shtyp në Stamboll, në prag të sesioneve të FMN-së dhe Bankës botërore, të caktuara për datat 6 dhe 7 tetor.
Edhe krahas parashikimeve për rritjen e zhvillimit ekonomik vitin e ardhshëm, eksspertët nga FMN-ja vazhdojnë të presin rritje të humbjeve të përgjithshme për shkak të krizës.
Kriza botërore ekonomike doli nga recesioni më i rëndë që pas Luftës së Dytë botërore, kumtoi sot FMN-ja gjatë prezantimit të parashikimit ekonomik.
Ekonomia botërore do të shënojë rënie prej 1,1 përqindëve këtë vit, para se të arrijë rritje prej 3,1 përqindëve vitin e ardhshëm, theksohet në parashikimin e FMN-së.
Fondi në korrik parashikonte rënie të ekonomisë botërore prej 1,4 përqindëve këtë vit dhe rritje prej 2,5 për qindëve për vitin e ardhshëm.
FMN-ja sot e rriti parashikimin edhe për rritjen e ekonomisë së SHBA-së vitin e ardhshëm deri 1,5 për qind, duke shtuar se ekziston rrezik që papunësia në vend të arrijë nivelin maksimal në gjysmën e dytë të vitit 2010.