E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Parashikimet paraprake për shpenzimet për adaptim të ndryshimeve të klimës, të cilat i dhanë grupacione të tjera, po lëvizin nga nëntë deri 104 miliarëd dollarë, por Banka botërore tregoi se ky projeksion më ë ri paraqet analizën më të thellë deri më tani të ndikimit të ndryshimeve klimatike.
Ndryshimet klimatike do t'i kushtojnė shtrenjtė vendeve nė zhvillim










Vendet në zhvillim do të duhet të shpenzojnë madje 100 miliardë dollarë në vit gjatë katër dekadave në vazhdim, në mënyrë që t'iu adaptohen ndryshimeve ekstreme klimatike, theksohet në raportin e kumtuar të Bankës Botërore.

Vendet më të varfëra do të duhet të investojnë në projektet e mëdha infrastrukturore, si edhe me thatësinë, sëmundjet dhe uljen dramatike të prodhimtarisë bujqësore, vendet në zhvillim duhet të jenë të gatshme për pasojat potenciale nga ndryshimet e pakontrolluara klimatike", theksoi nënkryetarja e Bankës botërore për zhvillim të qëndrueshëm, Katerian Siera.

Parashikimet paraprake për shpenzimet për adaptim të ndryshimeve të klimës, të cilat i dhanë grupacione të tjera, po lëvizin nga nëntë deri 104 miliarëd dollarë, por Banka botërore tregoi se ky projeksion më ë ri paraqet analizën më të thellë deri më tani të ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Në raport theksohet distanca e shpenzimeve prej 75 deri 100 miliardë dollarë, e bazuar në dy skenarë të ndryshëm. I pari, i cili parasheh kushte më të thata të cilat do të kërkojnë investime më të vogla nga i dyti, ai me reshje më të shumta të shiut, të cilit do t'i nevojiten masa siç janë ndërtimi i bedenëve për mbrojtje nga depërtimi i ujit të detit apo kanaleve të thella për ujitje.

"Rajonet në Azinë Lindore dhe në Paqësor, në të cilat ndodhen disa nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në botë, do të jenë më të goditurat financiarisht, me pjesëmarrje, së paku 25 për qind nga shpenzimet e përgjithshme", tha drejtori i sektorit për mbrojtje të rrethinës së njeriut në BB, Uoren Evans.

Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës shfaqi druajtje se ky projeksion i Bankës botërore është bazuar në supozimin se bota bashkarisht do të punojë në kufizimin e rritjes së temperaturës për dy gradë Celzius, por se përcaktimi i vendeve të zhvilluara në negociatat e tanishme për klimën nuk është as i afërt me ambiciet e tilla.

Në tubimin e KB-së për klimën, që po mbahet në Bangkok, delegatët nga 180 vende të botës u përpjekën t'i harmonizojnë dallimet lidhur me ndarjen e shpenzimeve në luftën kundër ndryshimeve klimatike, para afatit të dhjetorit për arritjen e marrëveshjes për klimën, e cila do ta zëvendësojë Protokollin e Kjotos, faza e parë e të cilit skadon në vitin 2012.

Publikuar: 01.10.2009 | 05:29
Lexuar: 1892 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime