Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka cilësuar djegien e flamurit të Maqedonisë nga tifozët në Prishtinë si një akt të shëmtuar, bën të ditur BBC.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka cilësuar djegien e flamurit të Maqedonisë nga tifozët në Prishtinë si një akt të shëmtuar, bën të ditur BBC.
Ai deklaroi se është shumë e paarsyeshme të ndodhë diçka që është jashtë rregullave të mirësjelljes.
Duke komentuar kërkesën e shqiptarëve të Maqedonisë për tërheqjen e enciklopedisë, presidenti Sejdiu tha se "historia duhet të shkruhet e drejtë dhe me argumente".
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndërkaq tha se në agjendë të Kosovës duhet të jenë çështje që kanë të bëjnë me avancimin e raporteve ndërfqinjësore, e jo ato që përkojnë me të kaluarën.
Njëri nga udhëheqësit opozitarë, Nexhat Daci tha se megjithë provokimet e bëra nga Maqedonia, djegia e flamurit nuk është diçka e preferuar dhe zgjidhje e problemeve.
Sipas tij, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ajo Shqipërisë, duhet të japin argumentet shkencore lidhur me Enciklopedinë e Maqedonisë në pjesën ku flet për shqiptarët dhe mbi bazën e saj të ketë një qëndrim të duhur politik të institucioneve në Prishtinë dhe në Tiranë.