E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ky është bashkëpunimi i parë midis dy popujve në historinë e filmit maqedonas. Duhet të falënderoj produksionin grek dhe maqedonas, që prej dy vjetësh po përgatit xhirimin. Ndonëse për herë të parë jemi këtu, kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ju dhe po kalojmë shumë bukur. Përsëri do të kthehemi me projekte të reja, tha Eleni Cacalu, producente e filmit.
Shqiptarė, maqedonas dhe grekė bashkėpunojnė nė njė film









Një ekip i përbërë nga maqedonas, shqiptarë dhe grekë, të gjithë me vullnet dhe energji, po punon në skenat që duhet të xhirohen në Saraj të Shkupit. Ata duhet të realizojnë versionin modern të veprës “Oliver Tuist”, përplot me intriga, dashuri, urrejtje dhe kundërshti.

Filmi quhet “Edhe një elefant i hutuar’, një histori që flet për një djalë nga Shqipëria, që pas vendosjes në Greqi, përfshihet në mafia.

“Ky është bashkëpunimi i parë midis dy popujve në historinë e filmit maqedonas. Duhet të falënderoj produksionin grek dhe maqedonas, që prej dy vjetësh po përgatit xhirimin. Ndonëse për herë të parë jemi këtu, kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ju dhe po kalojmë shumë bukur. Përsëri do të kthehemi me projekte të reja, tha Eleni Cacalu, producente e filmit.

Një pjesë e ekipit vendas, thotë se shoqërimi me kolegët nga Greqia është i vecantë dhe një përvojë e re për të dy palët. Apo ashtu, xhirimet do të vazhdojnë edhe në shesh xhirime në Greqi, dhe kjo eksperiencë do të jetë e vecantë edhe për pjesën maqedonase të ekipit.
“Konsideroj se miqtë tanë nga Greqia po kënaqen këtu, dhe imazhi që është krijuar mbi ta dhe shtetin e tyre, po kuptojnë që është absolutisht i pabazë”, u shpreh producenti Danço Çevreski.

Filmi “Edhe një elefant i hutuar” është rrëfim i cili ka ndodhur në vitet 80-ë në Shqipëri. Protagonisti kryesor është Xhejsi, një djalë i cili mbetet pa prindër, dhe më pas përfundon në Greqi.

Ai përfshihet në lojërat e mafies, e madje deri në trafikun e qenieve njerëzore. Regjisor i filmit është Menelos Karamagiolis, ndërsa projekti financohet nga Euroimazh, i mbështetur gjithashtu edhe nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.

Publikuar: 02.10.2009 | 16:39
Lexuar: 817 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime