Duket seksi dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, gjithandej ku këndon Genta Ismaili mbushen sallat, jo vetëm për të dëgjuar atë por edhe për të shijuar vallëzimin dhe lëvizjet seksi.

Duket seksi dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, gjithandej ku këndon Genta Ismaili mbushen sallat, jo vetëm për të dëgjuar atë por edhe për të shijuar vallëzimin dhe lëvizjet seksi. Nuk dëshiron të identifikohet si këngëtare seksi pasi më shumë pëlqen që publiku të dëgjoj zërin e saj, por a mendon kështu edhe publiku dhe a do të bindej me këtë lutje të Gentës? Që nga fillimi i paraqitjes u identifikua si këngëtare energjike dhe dëshironim të shohim diçka më ndryshe, me një fjalë një erë e re në muzikën tonë, pasi erdhi si uragan dhe u fut në botën e muzikës shqiptare, por a ia doli? Tash e disa vite të njëjtat lëvizje, e njëjta koreografi, muzikë komerciale etj. A thua i preferohet Gentës të bëjë diçka më ndryshe të paktën nëpër koncerte dhe evenimente ku këndon, pasi publiku është lodhur me dridhje të prapanicës dhe të gjoksit pasi tashmë këtë gjë e konsumojnë të gjitha këngëtaret, sepse e kanë gjetur mënyrën e suksesit. Ajo këtë verë përveç se i ka dhuruar publikut një këngë dhe klip të ri, gjithashtu ka dhuruar edhe diçka më shumë se kaq.
Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human. E ftuar në emisionin humanitar Lidhja mes nesh në RTK të Teuta Krasniqit, ajo i ka dhuruar një familjeje skamnore një rrogë për çdo muaj, e cila fitoi edhe një shtëpi në këtë emision. Ajo e emocionuar i ka premtuar kësaj familjeje se do ti japë për çdo muaj nga një rrogë, edhe pse nuk e ka përmendur shumën apo se për sa kohë do të zgjasë kjo.Tash së fundi këngëtarja është paraqitur me një video dhe këngë të re të titulluar Si panter i zi. Video është punuar nga regjisori serb Dejan Miliceviç, ku Genta në disa pjesë të klipit ka huazuar pamje dhe grim nga këngëtarja amerikane Rihanna. Ky huazim nuk është i pari, pasi në karrierën e saj gjithmonë ka pasur gjëra të huazuara nga të tjerët, që nga Amerika deri në Arabinë Saudite.