E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një pjesë e madhe e vendeve i plotësojnë detyrimet ligjore për mbrojtje të grave nga dhuna, por, nevojiten më shumë masa praktike, si dhe financim më të madh të shërbimeve për ndihmë të viktimave.
Stop dhunės mbi gratė


Kjo theksohet në porosinë e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës mbi gratë - 25 nëntori.
Në porosinë theksohet se "rrahja, dhunimi, vrasja dhe tregtia me gra është dukuri e përditshme në shumë vende të botës, pa marrë para syh nëse janë vende të pasura apo të varfëra.
"Kjo nuk paraqet vetëm shkelje të të drejtave individuale njerëzore, por drejtpërdrejtë e minimizon zhvillimin, paqën dhe sigurinë e shoqërisë në tërësi", theksoi Ban Ki Mun.
Ai në porosinë vlerësoi se "gjithnjë e më shumë vende, në nivel nacional, i përmbushin obligimet e tyre për mbrojtje të grave përmes vendime gjithpërfshirëse ligjore, sigurimit të ndihmës më cilësore për viktimat dhe angazhimin e burrave të rinjë në këto aktivitete".
"Ky përparim është për t'u përshëndetur, por doemos duhet të bëhet edhe më shumë, para se gjithash në drejtim të zbatimit të ligjeve dhe marrjes së sanksioneve. Doemos duhet të luftojmë kundër faljes, tolerimit dhe injorimit të dhunës mbi gratë. Po ashtu, doemos duhet të rritet financimi i shërbimeve për ndihmë të viktimave", theksohet në porosinë e Ban Ki Munit me rastin e ditës botërore për luftë kundër dhunës mbi gratë.
Në kuadër të fushatës globale nën parullën "Thuaj Jo dhunës mbi gratë", ambasadorja e vullnetit të mirë, aktorja hollyvudiane Nikol Kidman, sot Ban Ki Munit do t'i dorëzojë peticion të mbështetur prej një milionë nënshkrimesh, në shenjë të mbështetjes për çrrënjosjen e dhunës mbi gratë.
Zyrja e UNICEF-it në Shkup, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për luftë kundër dhunës mbi gratë paralajmëroi se këtë javë do të nënshkruhet dhe prezantohet projekti më gjithpërfshirës deri më tani. /Makfaks/

Publikuar: 26.11.2008 | 22:05
Lexuar: 892 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime