Anketa tregon përkrahje masive të marrëveshjes në kryeqendrën Dablin me rreth 70 për qind të votave. Në pjesën tjetër të vendit, me "po" kanë votuar rreth 60 për qind nga pjesëmarrësit në referendum.
Sipas një ankete, mbi 60 për qind përkrahje për Marrëveshjen e Lisbonës në referendumin në Irlandë
Pritet që Marrëveshja e Lisbonës të përkrahet me mbi 60 për qind të votave të zgjedhësve, të cilët morën pjesë në referendumin e djeshëm në Irlandë, tregon anketa për rezultatet e zgjedhjeve, me porosi të partisë "Fina Gejl", të publikuar sot në gazetën "Ajrish tajms".
"Fina Gejl" - partia më e madhe opozitare, e përkrah Marrëveshjen e Lisbonës, si edhe partitë nga koalicioni në pushtet.
Anketa tregon përkrahje masive të marrëveshjes në kryeqendrën Dablin me rreth 70 për qind të votave. Në pjesën tjetër të vendit, me "po" kanë votuar rreth 60 për qind nga pjesëmarrësit në referendum.
Janë anketuar një mijë njerëz në 33 njësi zgjedhore në tërë vendin. Anketa ka zgjatur deri vonë mbrëmë, pas përfundimit të votimit në ora 22 sipas kohës lokale.
Me qëndrim të ngjashëm për përkrahje të Marrëveshjes së Lisbonës janë edhe përfaqësuesit e partive në pushtet.
"Sipas asaj që e pamë në anketa, mund të parashikohen rreth 53 për qind të votave 'për' pranimin e këtij dokumenti reformist të BE-së", njoftoi një burim i partisë irlandeze në pushtet, i cilim kërkoi të mbetet anonim.
Brukseli llogarit në votat e tre milionë zgjedhësve në Irlandë për ratifikimin e Marrëveshjes, pas mospranimit të tyre të papritur në referendumin vitin e kaluar. Kjo deri tani e bllokonte vendosjen e funksionit kryetar i BE-së dhe shef ndihmës i politikës së jashtme të BE-së, si dhe reforma tjera.
Referendumi i djeshëm për Marrëveshjen e Lisbonës ishte i dyti në Irlandë, pasi qytetarët e saj e kanë hedhur poshtë marrëveshjen në referendumin e parë më 12 qershor të vitit 2008.
Marrëveshja e Lisbonës përmban një varg masash të disejnuara që ta bëjnë BE-në më efikase dhe më të afërt për qytetarët e 27-të vendeve anëtare. Kjë në të vërtetë është plani për atë si BE-ja të zhvillohet gjatë dekadave të fundit. Por, asgjë prej kësaj nuk mund të ndodhë derisa çdo vend-anëtar nuk e miraton marrëveshjen.
Sondazhet tregojnë se marrëveshja me siguri do të kalojë në këtë referendum