E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Me qëllim që të zbuten pasojat eventuale të sektorit real që mund të shkaktojnë krizë botërore financiare Qeveria në seancën e sotme mori një pako prej 10 masava parandaluese për ndihmën e ekonomisë së Maqedonisë. Përkrahja e përgjithshme në ekonomi arrin rreth 330 milionë euro", theksoi në pres-konferencën e sotme kryeministri Nikolla Gruevski.
Maqedonia me 330 milionė euro pėr pėrballje me krizėn
Pezullimi katërvjetor dhe heqja e detyrimeve të firmave lidhur me kontributet për siguri shëndetësore të detyrueshme, heqja e kamatave mbi bazën e të ardhurave personale, tatimit të fitimit, TVSH-së, tatimeve të pasurisë dhe kontributeve për sigurim pensional nën kushtin që obliguesit me vlerë në tërësi ta shlyejnë debinë kryesore, pagimin e debisë tatimoore në këste, tatimin e fitimit vetëm nëse shpërndahet në dividenda, uljen e doganave para së gjithash për lëndën e parë, tatime më të ulëta të bujqve, janë një pjesë e masave që Qeveria do t'i ndërmarrë për zbutjen e pasojave eventuale nga kriza financiare botërore në sektorin real në Maqedoni.

"Me qëllim që të zbuten pasojat eventuale të sektorit real që mund të shkaktojnë krizë botërore financiare Qeveria në seancën e sotme mori një pako prej 10 masava parandaluese për ndihmën e ekonomisë së Maqedonisë. Përkrahja e përgjithshme në ekonomi arrin rreth 330 milionë euro", theksoi në pres-konferencën e sotme kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai shtoi se Qeveria edhe më tej në mënyrë vigjilente i ndjek gjendjet në këtë sferë dhe se është e gatshme që përkohësisht të ndërmarrë edhe masa të tjera nëse tregohet se kjo është e nevojshme. Kryeministri konsideron se sektori bankar nuk mund të përfshihet nga kriza financiare, por se sektori real mund të ketë pasoja të caktuara për shkak të asaj që shumë kompani maqedonase prodhimet e tyre i eksportojnë në tregun evropain dhe në atë botëror, ku një pjesë e këtyre vendeve shpallën recesion.

Qeveria pret që Maqedonia që vitin e ardhshëm, të ketë një rritje ekonomike dhe kjo të lëvizë rreth pesë për qind.

Publikuar: 27.11.2008 | 15:09
Lexuar: 515 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime