Por kjo nuk është e vetmja pikturë e dyfishtë pasi në spitalin psikiatrik Saint Remy gjendjen edhe dy ekzemplarë të tjerë. Prania e dy pikturave në spital mendohet se ka lidhje me një kërkesë që murgesha Epiphane Dechanel i bëri piktorit për ti bërë një pikturë për mensen, por me humbjen e saj, murgesha i dha dy piktura te vjetra mbi te cilat Van Gogh hodhi penelaten e tij.
Piktori i njohur Van Gogh që njihet për jetën e tij jo shumë të rregullt për shkak të problemeve ekonomike, shpesh herë detyrohej të pikturonte mbi pikturat e tij dhe ky është një fakt i njohur tashmë, por ajo që kanë zbuluar kohët e fundit kërkuesit është edhe me interesante.
Sipas studiuesit italian, Antonio De Robertis, Van Gogh pikturonte edhe mbi tablote e të tjerëve. Sipas tij, rasti më i dukshëm është ai i portrtetit të Agostina Segatori-t në vitin 1887 që fsheh një tjetër portret, ndoshta të pikturuar nga Corot.
Por kjo nuk është e vetmja pikturë e dyfishtë pasi në spitalin psikiatrik Saint Remy gjendjen edhe dy ekzemplarë të tjerë. Prania e dy pikturave në spital mendohet se ka lidhje me një kërkesë që murgesha Epiphane Dechanel i bëri piktorit për ti bërë një pikturë për mensen, por me humbjen e saj, murgesha i dha dy piktura te vjetra mbi te cilat Van Gogh hodhi penelaten e tij.
Studiuesi De Robertis u bën thirrje të gjithë muzeve në botë që të analizojnë ekzemplarët me anën e rrezeve X sepse mendohet që të tjera tablo të piktorit holandez janë vendosur mbi një imazh tjetër.