Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me gazetarët theksoi se nëse duhet të zgjedhet mes ofertave të dërguara, me siguri do të merret vendim për vaksinë të "Novartis" edhe ajo për atë që është ofruar nga veledrogeritë vendore me çmim më të ulët.
Qeveria nesër do të vendosë prej kujt dhe çfarë vaksina kundër gripit të ri A/H1N1 do të blejë, pasi që do të merr informacione nëse Holanda do të mundet t'i porosisë vaksina Maqedonisë, nga të cilat një pjesë duhet të jenë donacion, ndërsa një pjesë do të paguhen. Nëse përgjigjja e Holandës është pozitive, me siguri vaksinat do të blehen që atje. Në të kundërtën zgjedhja do të bëhet mes ofertave të dërguara, nga të cilat dy janë për vaksinë të "Novartis", ndërsa njëra për vaksinë nga Kina.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me gazetarët theksoi se nëse duhet të zgjedhet mes ofertave të dërguara, me siguri do të merret vendim për vaksinë të "Novartis" edhe ajo për atë që është ofruar nga veledrogeritë vendore me çmim më të ulët.
Kinezja, sipas Osmanit, edhe pse është me çmim më të ulët, me siguri do të bie, para se gjithash për shkak të faktit që nuk është regjistruar në Agjencinë evropiane për ilaçe MEA, për shkak së cilës për regjistrim në vend sipas proceduarve të rregullta dhe me verfikim të cilësisë në laboratoret referente botërore, do të nevojiteshin mbi 210 ditë. Me këtë do të lëshohej gjithë sezoni për vaksinim, i cili është planifikuar të startojë në fillim të nëntorit. Shkak tjetër, që në mënyrë plotësuese nuk shkon në dobi të pranimit të ofertës, është rezistenca e qytetarëve drejt vaksinave kineze.
Dërgesa më e shpejtë e vaksinave ka qenë edhe një nga parakushtet e kërkuara nga ofertuesit, krahas standardeve për plotësimin e kushteve për të ashtuquajturin zinxhir të ftohtë, respektivisht kushte përkatëse për transport, deponim dhe ruajtje. Ai i cili do ta fitojë furnizimin, do të duhet t'i porositë të parat nga 100 deri 200 mijë, nga 800 mijë të planifikuarat, më së voni deri në fillim të nëntorit, periudhë në të cilën pothuajse në të gjitha vendet duhet të fillojë vaksinimi.
Nëse blehen vaksinat nga Holanda, megjithatë do të duhet të angazhohet edhe një nga gjashtë veledrogeritë vedore, të cilat i plotësojnë kushtet dhe kanë licenca për ruajtje të materialeve biologjike. Puna e tyre, siç paralajmëruan nga Byroja për ilaçe, do të kontrollohet nga ana e inspektorëve dhe sistemi të vendosur për kontrollë të temeraturës, e cila duhet nga 2 deri 8 shkallë celsius. Nëse ka edhe largim më të vogël nga temperatura e regjistruar, vaksinat mund të kthehen prapa ose të kërkohet kontrollë në laboratori të huaj.
Vaksinat e "Novartis" janë regjistruar nga fundi i muajit të kaluar në MEA. Regjistrim me vërtetim të cilësisë dhe efikasitetit kanë edhe vaksinat e Glakso, Bakster, ndërsa në vijim është procedura për regjistrim edhe të vaksinës së Aventis Paster. Ofertë për tre vaksinat tjera në Ministrisë e Shëndetësisë nuk ka parashtruar asnjë veledrogeri.
Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë edhe se vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë më 15 tetor dhe se për dallim nga viti i kaluar kësaj radhe janë siguruar një numër i madh vaksinash.