Diametri i brendshëm i unazës është 12 metra, ndërsa ai i jashtëm 32 metra. Realizues i punëve është Ndërmarrja publike Komunalec ndërsa investitor është Komuna e Gostivarit . Shuma e ndërtimeve pritet të arrijë rreth 8 mijë euro pohon Çerkezi.
Pas instalimit të unazës në udhëkryqin në bulevardin Vëllezërit Gjinoski - rruga Sedek Kostovski, është duke u instaluar edhe unaza e dytë në qytetin e Gostivarit në krуqëzimin e bulevardit Goce Dellçev me rrugën Beliçica. Paraprakisht është bërë zgjerimi i rrugëve hyrëse dhe dalëse të udhëkryqit, njofton Vullnet Çerkezi nga NP Komunalec.
Diametri i brendshëm i unazës është 12 metra, ndërsa ai i jashtëm 32 metra. Realizues i punëve është Ndërmarrja publike Komunalec ndërsa investitor është Komuna e Gostivarit . Shuma e ndërtimeve pritet të arrijë rreth 8 mijë euro pohon Çerkezi.
Sipas udhëheqësit të Seksionit për komunikacion Jetimir Aliu, me instalimin e unazave do të rritet siguria në trafik. Në praktikat botërore qarkoret në komunikacion përdoren në shumicën e rasteve.
Arsyеja se pse përdoren këto qarkore, është se e rritet kapaciteti i kalueshmërisë në udhëkryq, zvogëlohet koha e pritjes, e sidomos rritet siguria në komunikacion për arsye se zvogëlohen pikat prekëse ndërmjet veturave. Gjithashtu, shmangen harxhimet për mirëmbajtje të sinjalizimit ndriçues shprehet Aliu.
Përveç udhëkryqeve në fjalë, pritet të bëhet instalimi i qarkores edhe në kryqëzimin e bulevardeve Vëllezërit Gjinoski dhe Goce Dellçev, te Qendra për kulturë Gostivar.