Milano - Silvio Berluskoni akuzohet si bashkëpërgjegjës për korrupsion në një çështje të kompanisë së tij "Fininvest" në betejën e viteve 1990 për të blerë shtëpinë botuese "Mondadori", deklaroi një gjykatës i Gjykatës së Milanos, që mori masa penale ndaj kompanisë.
"Silvio Berluskoni është bashkëpërgjegjës në një çështje korrupsioni dhe për rrjedhojë logjike duhet të pranojë përgjegjësinë civile duke qënë drejtuesi i kompanisë'', thuhej në deklaratën me shkrim të gjykatës, ku shpjegohej vendimi i saj, një kopje të të cilit arriti ta siguronte edhe agjencia Reuters.
Ndërkohë nuk ka patur asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e kryeministrit të Italisë në lidhje me këtë ngjarje./start/