Të hyrat janë projektuar në 138,459 miliardë denarë, ndërsa të dalat në 149,5 miliardë denarë. Deficiti mbetet në kornizat e projektuara paraprakisht me zbritje të theksuar prej rreth 300 milionë denarëve, përkatësisht ai do të paraqesë 2,8 për qind të BPV-së.
Kuvendi në seancën e sotme të 75-të do t'i shqyrtojë propozim ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009. Me ribalancin, Buxheti për vitin 2009 do të shkurtohet për 3,2 për qind. Zbritje ka edhe në anë e të dalave e edhe në atë të të hyrave.
Të hyrat janë projektuar në 138,459 miliardë denarë, ndërsa të dalat në 149,5 miliardë denarë. Deficiti mbetet në kornizat e projektuara paraprakisht me zbritje të theksuar prej rreth 300 milionë denarëve, përkatësisht ai do të paraqesë 2,8 për qind të BPV-së.
Nevoja për ribalanc të dytë të Buxhetit këtë vit, sipas ministrit të Financave, Zoran Stavreski, është për shkak të adaptimit të politikës fiskale të lëvizjeve të realizuara në ekonominë reale.
"Ekonomia e Maqedonisp në vitin 2009 po përballet me sfidat e krizës ekonomike botërore e cila la pasoja në ekonominë vendore. Shkalla negative e rritjes prej 0,9 përqindëve kemi në tremujorin e parë të vitit. Në të dytin vazhduan trendet negative me dinamikë më të theksuar dhe patëm rritje negative prej 1,4 përqindëve", thotë Stavreski duke shtuar se në bazë të realizimeve në shtatë muajt e parë të këtij viti rritja ekonomike për këtë vit me ribalancin është projektuar në minus 0,6 për qind dhe shkallë të ulët të inflacionit përafërsisht deri zero.
Ai sqaroi se projeksionet janë bërë në bazë të asaj që lëvizjet pozitive që po ndodhin në Evropë do të kenë ndikim pozitiv ndaj eksportit. "Në tremujorin e ardhshëm priten lëvizje pozitive në ekonomi dhe rritje prej një për qind", tha Stavreski.
Sipas tij, lëvizjet e tilla në sektorin real u reflektuan ndaj anës së të hyrave me ç'rast janë realizuar të hyra më të ulëta nga ato që janë prjektuar. Të hyrat siaps ribalancit janë më të ulëta për 3,2 për qind, me ç'rast tatimoret janë më të ulëta për 5,7 për qind, ndërsa më e madhe është ulja tek TVSH-ja për 6,5 për qind, ai perosnal për dy për qind dhe tek doganat për 16,7 për qind. Kontributet sociale sipas ribalancit të propozuar do të shënojnë rritje prej 2,4 përqindëve.
Në anën e të dalave, sipas propozimit, janë ulur maa e përgjithshme e rrogave dhe kompensimeve për tre për qind, përkatësisht për 684 milionë denarë. Ulje ka edhe tek zëri për mëditjet dhe udhëtimet zyrtare tek e të cilat shkurtimi tek disa shfrytëzues është edhe deri 50 për qind. Transferet sociale mbeten të pandryshuar, ndërsa rritje parashikohet për furnizim të ilaçeve dhe vaksinave për gripin e ri, nuk ka pakësim tek pagesa e subvencioneve në bujqësi. Të dalat kapitale janë ulur për 18 për qind, që del, siç tha ministri Stavreski, nga përcaktimi për t'u shtyer projektet tek të cilat ka komponentë importi, si dhe për shkak të asaj që janë zbritur mjetet tek ato projekte, të cilat në fund të qershorit kishin realizim më t[ vogël se 30 për qind.
Nga projektet e parapara shtyhet furnizimi i autobusëve për komunikacionin e qytetit në Shkup, ndërsa dinamikë të ngadalësuar do të ketë tek disa projekte siç janë furnizimi me pajisje për laboratore, Muzeu i VMRO-së, teleferiku në Vodni dhe të ngjajshme.
Deficiti buxhetor prej 2,8 për qindëve nga BPV-ja do të mbulohet përmes detyrimeve jashtë dhe brenda vendit.