Në takimin e Komitetit të Bankës Botërore shefat e këtyre institucioeve financiare deklaruan se do të vazhdojnë t'iu ndihmojnë të varfërve edhe krahas krizës ekonomike.
Në Stanboll fillon Kuvendi vjetor i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në takimin e Komitetit të Bankës Botërore shefat e këtyre institucioeve financiare deklaruan se do të vazhdojnë t'iu ndihmojnë të varfërve edhe krahas krizës ekonomike.
Kryetari i Bankës Botërore Robert Zelik në takim e parashtroi planin me të cilin parashikohet themelimin e Fondit të ri për ndihmë të banorëve të 79 vendeve më të varfëra, në shumë të përgjithshme prej 20 miliardë dollarëve amerikane.
"Jemi në pozicion që të ecim përpara, sigurisht nëse shkohet sipas planit deri nga gjysma e vitit të ardhshëm. Ndërkohë, me siguri do të kemi ndonjë pengesë dhe do duhet të fokusohemi në vendet më të varfëra", sqaroi Zelik.
Mjetet financiare do të shfrytëzohen në kohën e krizës për furnizim të ushqimit si dhe rifillimin e prodhimit bujqësor, ku kjo është e mundur. Edhe krahas paraëajmërimeve se tregjet ngadalë po përmirësohen dhe se më e keqja kaloi në vendet në zhvillim, fundi i krizës nuk po shihet.
"Rreziqet edhe më tej janë të shumta. Këtu, para se gjithash, mendoj në rritjen e shkallës së papunësisë dhe shpenzimeve e mëdha. Ekonomia globale në përgjithësi akoma nuk është përmirësuar dhe nuk do të përmirësohet deri në vitin 2010, kur do të duhet të shohim efekte pozitive nga pakoja stimuluese", theksoi kryetari i Bankës Botërore.
Vitin e kaluar Banka Botërore për më të varfërit ndau 60 miliardë dollarë amerikane. Vlerësimet janë, se deri në fund të vitit 2010 do të jenë ndër kufirin e varfërisë ku do të bien edhe 90 milionë persona.