Për zgjidhjen e problemit është paraparë edhe një takim me kryetarin e Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, i cili siç bëhet e ditur gjatë takimit të kaluar ka qenë konstruktiv duke shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e problemit me deponinë Rusino.
Kryetarët e komunave të Pollogut dhe ministri i Ekologjisë, Nexhati Jakupi nënshkruan një memorandum për zgjidhjen e problemit me deponinë Rusino. Por, memorandumi nuk u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i cili para 5 muajve kishte sjellur vendimin për mbylljen e deponisë.
Për zgjidhjen e problemit është paraparë edhe një takim me kryetarin e Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, i cili siç bëhet e ditur gjatë takimit të kaluar ka qenë konstruktiv duke shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e problemit me deponinë Rusino.
Ndërkohë, Ministri i Ekologjisë, Jakupi tha se dikasteri që ai drejton do të realizoj investimet e nevojshme për modernizimin e deponisë dhe zgjidhjen e problemit me mbeturinat.
Nënshkrimi i këtij memorandumi do të jap mundësinë neve si ministri e Mjedisit Jetësorë që të përfundojmë procedurat edhe për aplikim për përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për investime të mëtutjeshme edhe në fondet ndërkombëtare por edhe në procedurën eventuale për koncesionimin e kësaj deponie regjionale, për të cilën patjetër ta them se ka një interes të jashtëzakonshëm, dhe do sigurohet zgjidhje adekuate për ndërtimin e një deponie rajonale moderne, theksoi ministri Nexhati Jakupi.