E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Defiçiti buxhetor është projektuar në 2,8 për qind, gjegjësisht në 178 milionë euro. Në ribalancin e dytë të këtij viti pritet rënie e ekonomisë për 0.6 për qind dhe shkallë e inflacionit prej 0,1 për qind.
Kuvendi debaton pėr rishikimin e buxhetit














Kuvendi i Maqedonisë sot vazhdon debatin për rishikimin e dytë të buxhetit shtetëror për sivjet, me të cilin Universiteti Shtetëror i Tetovës përfiton 15 milionë denarë, ndërsa 5 milion të tjera fakultetet e disperzuara të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Sipas propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2009, janë planifikuar shpenzime prej 2,43 miliardë euro dhe të ardhura prej 2,2 miliardë euro.

Defiçiti buxhetor është projektuar në 2,8 për qind, gjegjësisht në 178 milionë euro. Në ribalancin e dytë të këtij viti pritet rënie e ekonomisë për 0.6 për qind dhe shkallë e inflacionit prej 0,1 për qind.

“Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2009 përballet me sfidat e krizës botërore ekonomike, e cila la pasoja mbi ekonominë vendore”, tha ministri i Financave, Zoran Stavreski, në arsyetimin para deputetëve.
Ai shtoi se buxheti shkurtohet për 3,2 për qind për shkak të përshtatjes së politikës fiskale të lëvizjeve të realizuara në ekonominë reale dhe për t`u ruajtur defiçiti në BPV-në e projektuar prej 2,8 për qind.

Të ardhurat, sipas rishikimit, janë më të vogla për 3,2 për qind, me ç`rast ato tatimore janë më të ulëta për 5,7 për qind, ndërsa më i madh është zvogëlimi te TVSH-ja për 6,5 për qind, te tatimi personal për dy për qind dhe te dogana për 16,7 për qind. Kontributet sociale, sipas ribalancit të propozuar, do të shënojnë rritje prej 2,4 për qind.

Sa i përket shpenzimeve, sipas propozimit, janë zvogëluar masa e përgjithshme e pagave dhe kompensive për tre për qind, përkatësisht për 684 milionë denarë. Zvogëlim ka edhe te shkalla për mëditjet dhe udhëtimet zyrtare te të cilat shkurtimi te disa shfrytëzues është edhe deri në 50 për qind.

Publikuar: 07.10.2009 | 01:28
Lexuar: 307 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime