E mërkurë, 23.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Golashënues Muzafer Ejupi 2, Artim Pollozhani dhe Nderim Nexhipi nga 1. Gjyqtari Stavrev ndëshkoi me kartonë të kuq Ertan Demirin e Shkwndijws dhe portierin Jorde Gjorgjevski të Teteksit . Para fillimit të lojës u shpalos transparenti “Bëj Tifo - Pa ofendime dhe dhunë”. Renova nga Manastiri kthehet me disfatë 3-1 nga Pelisteri.
Shkėndija si nė ditėt mė tė mira (Fotoreportazh)
Foto reportazh nga ndeshja Shkëndija - Teteksi 4-1 (2-1)

Shaban Sinani


Shkëndija në tërësi demoloi Teteksin 4-1 në kuadër të javës së shtatë në ligën e parë të futbollit që u zhvillua në pranin mbi 5 mijë tifozëve në stadiumin qytetit në Tetovë . Ndeshja filloi me një transparent në të cilën shkruante “Bëj Tifo - Pa ofendime dhe dhunë” që është një projekt i OSBE
Tifo  pa  ofendime


Ndeshja filloi me iniciativën e Shkëndijës të cilët ishin të disponuar siguronin fitore, por pas disa rasteve të njëpasnjëshme nga dy anët goli i erdhi në minutën e 19 kur Artim Pollozhani ishte më gjindshëm në tollovinë e krijuar para portës së Jorde Gjorgjevskit shënoi për 1-0. Pas këtij goli Shkëndija vazhdoi me sulmet, po papritmas në minutën e 30 vinë dënimi m një futbollist i Teteksit nga 30 metra gjuan fuqishëm nga goditja e lirë, portieri Nikov bokson topin por vetëm te Mitrevski i cili u gjend në afërsi dhe shëmoi golin e barazimit 1-1.
Muzafer Ejupi  golashënues  i dy  golave


Po ky gol në asnjë mënyrë nuk pati ndikim në lojën e ekipet kuqezi përkundrazi ata vazhduan me sulmet e njëpasnjëshme kështu që në minutën e 40 pas një aksioni milimetrik të Ardian Cuculit i cili gjen Ejupin para portës së Teteksi i cili nuk e pati vështir që për herë dytë të tund portën e Jorde Gjoregjevskit 2-1.
Në pjesë e dytë moment kyç ishte minuta e 57 ku Nderim Nexhipi nga goditja e lirë nga 20 metra shënon golin e parë të tij dhe të tretin për Shkëndijën në këtë ndeshje, Dhe këtu ishte fundi i shpresave të Teteksit se mund të bëhen diçka më tepër. Rezultati përfundimtar 4-1erdhi në minutën e 66 kur Muzafer Ejupi shënoi golin e dytë tij dhe të katërtin për Shkëndijën.
Artim Polozhani e  hapi serialin e golave

Nderim Nexhipi shënoi golin më të bukur

E veçanta e kësaj ndeshje është se gjyqtari Aleksandër Stavrev ndëshkoi me kartonë të kuq portierin e Teteksit Jorde Gjorgjevskin për shkak të provokimeve që i bënte publikut me ngritjen e një gishti, si dhe Ertan Demirit për një starti të ashpër nga një futbollisti të Teteksit që për gjyqtarin ishte dënim me kartonë kuq. Marrë nëpërgjithësi ndeshja u zhvillua në organizim të nivelit të lartë dhe nuk u shënua asnjë incident .
Artim Shaqiri në pankinë


Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Artim Shaqiri mbeti tepër i kënaqur me lojën, rezultatin dhe përkrahjen impozante të tifozëve . “Çka mund të thuhet pas kësaj fitoreje të lartë dhe kësaj atmosfere impozante. Ishte fitore e merituar, uroj lojtarët për angazhimin maksimal dhe falënderojë publikun për përkrahjen” tha pas përfundimit të ndeshjes trajneri Artim Shaqiri
Referët mirë bënë punën e tyre


Trajneri i Teteksit i cili uroi Artim Shaqirin për fitoren me siguri i pa kënaqur me lojën futbollistëve të vetë dhe disfatën e lartë nuk ishte i disponuar për deklaratë.
Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët e Shkëndijës kësaj fitoreje iu gëzuan shumë dhe festuan së bashku me tifozët të cilët pas ndeshjes festuan para dyerve të hyrjes kryesore të stadiumit.
KF Shkëndija
tifozët
KF Teteksi
Pamje nga ndeshja
Shkëndija e dënoi me katër  gola ndërsa referi me kartonë të KUQ

Publikuar: 23.09.2012 | 22:30
Lexuar: 1194 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime