E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

QË nga formimi i FMN-së dhe Bankës botërore, fjalën kryesore në to e kanë SHBA-ja dhe vendet perëndimore, por në marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare ekonomike, si e paevitueshme imponohet çështja për rritjen e të ashtuquajturës kuotë e ndikimit të vendeve të mëdha me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, siç janë Kina, India dhe Brazili.
Reformat e ekonomisė globale - temė kryesore e tubimit tė sivjetmė tė FMN-sė dhe Bankės botėrore nė Stamboll














Reformat e sistemit ekonomik të cilat duhet të kontribuojnë në përforcimin e ekonomisë globale pas recesionit më të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore, janë temë kryesore në ditën e sotme të dytë të takimit të rregullt vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore dhe një numër i madh i biznesmenëve nga e mbarë bota do të bisedojnë për ndryshimet e sistemit që duhet të bëhen në institucionet ndërkombëtare financiare, me çka do të parandalohej përsëritja e krizës aktuale, e nëse kjo edhe ndodh mundësisht, atëherë FMN-ja dhe Banka botërore do të duhet të reagojnë në mënyrë më efikase.

Në Raportin e kumtuar para fillimit të tubimit në Stamboll, të cilin e përpunuan 30 bankierë të shquar dhe ekonomistë nga e tërë bota, kritikohet FMN-ja, për arsye se gjatë viteve të kaluara nuk ka paralajmëruar se mund të vijë deri te dukuria e një krize të këtillë globale.

Nga ana tjetër, një grup ekonomistësh mendojnë se kritikat e këtilla në llogari të Fondit janë të pabaza.

"Kjo nuk është më pak e ndershme, sepse FMN-ja nuk është në mundësi të ndikojë më tepër në shtetet më të zhvilluara, siç janë SHBA-ja, Japonia, Britania e Madhe dhe Franca. Roli i FMN-së më tepër është këshilldhënës. Mendoj se është e gabueshme të akuzohet FMN-ja sepse nuk e ka parashikuar krizën financiare, sepse kur është paraqitur kriza, FMN-ja luajti rol mjaft të rëndësishëm duke i këshilluar qeveritë se si të dalin nga ajo", mendon profesori i financave ndërkombëtare, Kern Alekeksanar.

Disa ekonomistë mendojnë se FMN-ja duhet të marrë mandat më të gjërë, i cili do të përfshinte mundësinë për t'i mbikqyrur edhe situatat makroekonomike dhe punën e bankave dhe të bëhet vend qendror ku do të këmbehen informata për ekonominë globale dhe financat dhe ku do të koordinohen masat që i ndërmarrin qeveritë nacionale.

Paralelisht me bisedimet për reformat e institucioneve financiare ndërkombëtare, po zhvillohet debati për atë se cili shtet sa ndikim duhet të ketë në to.

QË nga formimi i FMN-së dhe Bankës botërore, fjalën kryesore në to e kanë SHBA-ja dhe vendet perëndimore, por në marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare ekonomike, si e paevitueshme imponohet çështja për rritjen e të ashtuquajturës kuotë e ndikimit të vendeve të mëdha me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, siç janë Kina, India dhe Brazili.

Analisti i "Uollstrit xhurnall", Piter Stajn mendon se nga aspekti i vendeve në zhvillim, që më herët është dashur të vijë deri te ndryshimi i mënyrës së vendimmarrjes në suaza të institucioneve ndërkombëtare financiare.

"Në Indi, Kinë dhe në shtetet e tjera aziatike, në të kaluarën kishte pakënaqësi të mëdha nga FMN-ja. Ai përjetohej si një klub i të pasurve, në të cilin SHBA-ja ka ndikim shumë të madh, që nuk u pëlqente vendeve nga kjo pjesë e botës", thekson Stajn.

SHBA-ja dhe vendet perëndimore evropiane u dakorduan për pakësimin e kuotave të tyre të vendimmarrjes në FMN për pesë për qind, me qëllim që të rritet ndikimi i Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, të cilat kanë ndikim gjithnjë e më të madh në bruto prodhimin global nacional.

Ministri egjiptian i Financave, Jusuf Butros Gali, i cili kryeson me Komitetin e FMN-së për financa, pranon se nuk do të jetë lehtë të arrihet marrëveshje lidhur me kuotat, sepse vendet më të rëndësishme në zhvillim kërkojnë lëshime më të mëdha.

"Ai është proces për të cilin nevojitet kohë. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Po punojmë në reforma të një institucioni i cili është i komplikuar dhe i cili ndikon në ekonominë e përgjithshme globale", deklaroi Gali.

Pritet që bisedimet për ndarjen e ndikimit në FMN të përfundojnë deri në janar të vitit 2011.

Analistët vlerësojnë se me bashkëveprimin e ri të fuqive në suaza të FMN-së SHBA-ja në linjë të fundit nuk do ta humbë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të FOndit, por në tërësi vendet më të r[ëndësishme në zhvillim do të marrin ndikim më të madh në këtë institucion.



Publikuar: 07.10.2009 | 03:25
Lexuar: 654 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime