Tek personat partnerja e të cilëve ka shkollë fillore apo të mesme, ka 25 për qind rrezik më të madh të vdesë më herët sesa, nëse ajo ka mbaruar fakultet, thuhet në hulumtim.
Nëse gruaja ka shkallë të lartë të arsimit, gjasat janë më të mëdha që ajo dhe partneri i saj të jetojnë më gjatë, tregon hulumtimi i realizuar në Suedi.
Tek personat partnerja e të cilëve ka shkollë fillore apo të mesme, ka 25 për qind rrezik më të madh të vdesë më herët sesa, nëse ajo ka mbaruar fakultet, thuhet në hulumtim.
Gruaja e arsimuar, sipas pohimeve të autorit të hulumtimit, me siguri më mirë do t'i kuptojë nevojat shëndetësore të familjes së saj, transmeton BBC.
Kur bëhet fjalë për burrat, të ardhurat e tyre dhe statusi shoqëror janë faktorë të cilët ndikojnë në jetën mesatare të partnerëve të tyre.
Në hulumtimin e boturar në revistën "Epidemilogjia dhe shëndeti i shoqërisë", morën pjesë 1,5 milionë të punësuar suedezë të moshës mes 30 dhe 59 vjeç.
Hulumtuesit e kanë përdoruar regjistrimin e banorëve në Suedi nga viti 1990 dhe të dhënat për shkaqet e vdekjes, duke përfshirë tumorin dhe sëmundjet e zemrës deri në vitin 2009.
Ata erdhën në përfundim se për jetën e burrave më i rëndësishëm është statusi jetësor i partneres, sesa arsimimi i tij.
Arsimimi i gruas ka ndikim të rëndësishëm edhe për jetën e saj. Gruaja me përgatitje të mesme arsimore ka 53 për qind rrezik më të madh të vdesë më herët sesa gratë me arsim të lartë.
"Arsimimi rëndësi më të madhe realizon edhe përmes ndikimit direkt të vdekjes, si dhe në mënyrë indirekte përmes punës dhe të ardhuarave, vlerësojnë autorët e shkrimit, të cilët theksojnë se arsimimi ka edhe ndikim ndërmjetësues në zgjedhjen e partnerit.
Gratë tradicionalisht ndërmarrin më shumë përgjegësi për shtëpitë sesa burrat, kështu që arsimimi i gruas mund të jetë më i rëndësishëm nga stili i jetesës dhe familjes, si p.sh. për shprehitë e të ushqyerit, nga arsimi i burrit, sqaroi shefi i hulumtitmit, dr. Robert Erikson.
Profesori i fakultetit britanik për shëndetësi publike, Alan Marion Dejvis tha se këto hulumtime tregojnë sesa arsimimi, mënyra e jetesës dhe shëndetësia afatgjate janë të lidhura ngushtë.
"Nëse jemi seriozë në qëllimet në thelb t'i ndryshojmë shëndetin e kombit, duhet patjetër shumë të investojmë në kualitetin e arsimimit në të gjitha nivelet", tha Dejvis.