E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Skeleti i ekipit kryesisht përbëhet nga lojtarët e vjetër, me disa përforcime dhe hendbollist të rinj”, pohoi Ismaili
Riaktivizohen pas 1 viti
KH “Rinia-M” beson në përkrahje








Avdyl SALIHU

Shkup, 4 tetor - Klubi i hendbollit “Rinia-M” nga Shkupi, pas 1 viti pauzë, i është rikthyer sërish garave në ligën e parë të Maqedonisë. Trajneri i ekipit, Muhamet Ismaili për gazetën “Koha”, u shpreh i kënaqur që arritën të riaktivizojnë klubin. “Në pajtim me lojtarët e vjetër, arritëm ti riaktivizojmë stërvitjet, ndërkohë u paraqitëm edhe në garat në Ligën e Parë. Kemi përkrahje nga shkolla ‘Zhivko Brajkovski’, pasi jemi marr vesh që aty ti zhvillojmë ushtrimet. Kemi katër seanca stërvitore në javë, kurse skeleti i ekipit kryesisht përbëhet nga lojtarët e vjetër, me disa përforcime dhe hendbollist të rinj”, pohoi Ismaili. Ndryshe, trajneri shpreson se do të ketë përkrahje nga afaristët por edhe nga Agjencia për Rini dhe Sport. “Kemi shpresa se zëvendësdrejtori i ARS-së, Fevzi Mani, do të na ndihmojë si klubeve tjera shqiptare, ndërkohë besoj se do kemi edhe sponzorues. Nëse kjo arrihet, besoj se me një punë të organizuar dhe me disa përforcime do të hynim shpejt në super ligë, pasi në ligën momentale që jemi duke garuar, ka shumë skuadra te reja që lehtë mund ti mposhtnim”, u shpreh optimist trajneri i KH “Rinia-M”, Muhamet Ismaili. Në ligën e parë të Maqedonisë, nga klubet shqiptare garon edhe KH “Jehona” nga Gostivari.

Box

Barazim kundër KH Radishani
Hendbollistët e KH Rinia të shtunën në sallën “Zhivko Brajkovski” në lagjen “Butel” janë ndeshur me skuadrën e KH “Radishani”. Edhe përkundër dominimit gjatë tërë ndeshjes, ku në një moment epërsia ka qenë deri në 6-të gola, hendbollisët e KH Rinia në fund janë dashur të pajtohen me rezultatin e barabartë, 33-33. Golin e barazimit mysafirët e kanë shënuar në sekondat e fundit. Ndryshe, më i dalluar në radhët e KH Rinia ka qenë portieri Shenoll Sadik me 19-të intervenime, ndërsa Basri Latifi shënoi 7-të golla.


Publikuar: 08.10.2009 | 01:39
Lexuar: 762 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime