E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyra kongresionale e buxhetit, një organ jopartiak që analizon situatën financiare në vend tha se ky ishte defiçiti më i madh në krahasim me madhësinë e ekonomisë që nga viti 1945.
Trefishohet defiēiti buxhetor amerikan









Shifrat e bëra publke në Uashington tregojnë se defiçiti buxhetor amerikan është trefishuar gjatë vitit të kaluar, duke arritur në 1 pikë 4 trilion dollarë.

Zyra kongresionale e buxhetit, një organ jopartiak që analizon situatën financiare në vend tha se ky ishte defiçiti më i madh në krahasim me madhësinë e ekonomisë që nga viti 1945.

Sipas zyrës kongresionale të buxhetit kjo ka ndodhur sepse qeveria është duke marrë më pak para për shkak të recesionit i cili ka çuar në rënje të madhe të të ardhurave nga tatimet ndërkohë që është detyruar që të shpenzojë më shumë.

Qeveria amerikane ka shpenzuar shumë në kuadër të përpjekjeve për të nxjerrë nga kriza Wall Street-in si dhe dhe për të marrë kontrollin e gjigantëve të kredive Fani Mej dhe Fredi Mek.

Të gjithë kësaj i shtohet edhe çimimi i paketës ekonomike stimuluese të presidentit Obama.

Defiçiti buxhetor i vitit të kaluar ka qenë 459 miliarda dollarë./BBC/

Publikuar: 08.10.2009 | 02:15
Lexuar: 660 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime