"Komisioni Evropian është ai që rekomandon ose jo datë për negociata, ndërsa vendimin final e sjellë Këshilli i BE-së, i cili do ta ketë fjalën e fundit", sqaron Fuere para promovimit të sotëm të Dokumentit për zhvillim të politikave për ndërtim të sistemit të integruar arsimor.
Duhet t'i shmangim spekulimet për përmbajtjet e raportit të KE-së për Maqedoninë, i cili do të përfshijë më shumë sfera në të cilat është bërë përparim. Të presim të jepet vlerësimi, që do të bazohet në kriteret e plotësuara në vitet e kaluara. Është inkurajuese se është bërë përparim i madh dhe jam i bindur se kjo do të vërehet.
Këtë e deklaroi euroambasadori Ervan Fuere, me kërkesë të gazetarëve që t'i komentojë informacionet mediale për përmbajtjen e raportit që KE-ja do ta publikojë më 14 tetor dhe spekulimet nëse do të ketë ose jo rekomandim për fillim të negociatave me BE-në.
"Komisioni Evropian është ai që rekomandon ose jo datë për negociata, ndërsa vendimin final e sjellë Këshilli i BE-së, i cili do ta ketë fjalën e fundit", sqaron Fuere para promovimit të sotëm të Dokumentit për zhvillim të politikave për ndërtim të sistemit të integruar arsimor.
Nga parashikimi çka do të përmbajë raporti u përbajt edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Vasko Naumovski.
"Vendimi nëse do të ketë rekomandim ose jo për fillimin e bisedimeve është i Komisionit Evropian. Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk është ai që përcakton nëse do të ketë rekomandim ose jo në mendimet, raportin dhe dokumentet shoqëruese të Komisionit. Ne e presim vlerësimin e Komisionit Evropian, i cili do të vlerësojë nëse Republika e Maqedonisë është e gatshme të hyjë në fazën e ardhshme të rrugës së saj drejt BE-së, e ato janë bisedimet për anëtarësim të plotëfuqishëm", deklaroi Naumovski.
Maqedonia, siç theksoi është e përcaktuar edhe pas shpalljes së raportit të vazhdojë me të gjitha ato reforma të cilat janë të domosdoshme për përmirësimin e gjendjeve në shoqërinë e Maqedonisë, jo për shkak se Brukseli e kërkon, por për shkak se kjo para se gjithash është e domosdoshme për qytetarët e saj.
I pyetur kush do ta ndërmerr përgjegjësinë nëse KE-ja nuk jep rekomandim për fillim të bisedimeve, Naumovski u përgjigj se për këtë do të jenë ai dhe bashkëpunëtorët e tij të angazhuar për procesin e eurointegrimit.
"Institucionet dhe personalitetet që merren me eurointegrimin, me ç'rast nuk përjashtohem as unë vetë, do të jenë përgjegjës nëse këtë vit Maqedonia nuk merr rekomandim, por edhe nëse këtë vit Maqedonia merr rekomandim për fillimin e bisedimeve", deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane.
Euroambasadori Fuere, në këtë kontekst, theksoi se për progresin që e arriti Maqedonia në masë të madhe është i merituar zëvendëskryeministri Naumovski.