Qëllimi i këtij projekti është të inkurajohen qytetarët që përmes shpehjes së ideve të dobishme, propozimeve, projekteve dhe masave të të gjitha sferave të jetesës shoqërore, në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në zbatimin e realizimit të politikave qeveritare, duke kontribuar në atë mënyrë në përmirësimin e gjendjeve në të gjitha segmentet e jetesës dhe veprimit të përditshëm.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në kuadër të kontributeve të veta për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe funskionimit më të mirë të shoqërisë dhe institucioneve shtetëtore, sot në të gjitha qytetet në Maqedoni do të vazhdojë të realizojë projektin "Dita e ideve".
Qëllimi i këtij projekti është të inkurajohen qytetarët që përmes shpehjes së ideve të dobishme, propozimeve, projekteve dhe masave të të gjitha sferave të jetesës shoqërore, në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në zbatimin e realizimit të politikave qeveritare, duke kontribuar në atë mënyrë në përmirësimin e gjendjeve në të gjitha segmentet e jetesës dhe veprimit të përditshëm.
Në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej orës 12 deri në orën 16, do të jenë të pranishëm kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë ministrat, të cilëve do të mundet në mënyrë direkte t'ua prezantojnë idetë e veta, propozimet, masat dhe projektet.
Në sheshet e të gjitha qyteteve të vendit, në periudhën prej orës 12 deri në orën 18, në pikat e vendosura nga ana e ministrive resore, qytetarët do të mund t'i prezantojnë idetë e veta, projektet dhe masat, për të cilat mendojnë se janë të dobishme për t'u bërë pjesë përbërëse e politikave qeveritare. Në sheshet e qytetave për këtë qëllim do të vendoset edhe kutia postale ku qytetarët do të kenë mundësi në formë shkresë të vendosin propozime dhe ide të tyre.
Në projektin "Dita e ideve", për herë të parë në historinë e Maqedonisë, qytetarëve u jepet mundësia që me propozimet dhe idetë e veta, aktivisht të marrin pjesë në krijimin e politikave dhe në atë mëynrë direkt të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjeve në të gjitha sferat e jetesës shoqërore. Nga Qeveria thonë se një pjesë e mirë e ideve të cilat u parashtruan në "Ditën e ideve" të fundit, tashmë janë apo bëhen pjesë e programeve të punës në ministrinë e organeve në përbërje të ministrive, për çka u falenderohemi të gjithë qytetarëve.