E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pala e Maqedonisë ka disponim për takim, por tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar edhe nga pala greke për bisedimet eventuale tet-a-tet ndërmjet Milloshoskit dhe Papandreut.
Nė Stamboll pritet takim Milloshoski - Papandreu








Kryeministri i ri grek dhe ministër i Punëve të Jashtme Jorgos Papandreu sot në margjinat e takimit të Procesit për bashkëpunim në EJL në Stamboll, për herë të parë do të ketë takim tet-a-tet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, njoftojnë sot mediat në Greqi.

Pala e Maqedonisë ka disponim për takim, por tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar edhe nga pala greke për bisedimet eventuale tet-a-tet ndërmjet Milloshoskit dhe Papandreut.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë pas zgjedhjes së Qeverisë së re greke deklaroi se përfaqësuesit shtetëror të Maqedonisë janë të hapur për bashkëpunim dhe për kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet greke.

"Do të kemi kënaqësi nëse arrijmë në niivel dypalësh apo shumëpalësh të kemi takime me kolegët tanë grekë dhe të bisedojmë për çështjet me interes të përbashkët dhe nëse Qeveria e re greke vlerëson se është e nevojshme të ketë kontakte më të shpesha dhe marrëdhënie më të afërt në plani dypalësh", tha Milloshoski.

Gatishmëri për bashkëpunim të afërt dypalësh me Qeverinë e re greke theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në urimin deri tek Papandreu me rastin e emërimit të tij për kryeministër të Greqisë.

Publikuar: 09.10.2009 | 18:04
Lexuar: 481 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime