E martë, 16.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

10 tetori njihet si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga 10 shkaqet kryesore të paaftësisë, 5 janë çrregullimet mendore si depresioni madhor, varësia nga alkooli, depresioni bipolar, skizofrenia dhe çrregullimi obsesivo-kompulsiv.
10 Tetori, njė Ditė Botėrore pėr shėndetin mendor









10 tetori njihet si Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ditë në të cilën i kushtohet vëmendje përpjekjeve të përbashkëta që bëjnë qeveritë, sektorët joqeveritarë dhe komunitetet për një shëndet më të mirë mendor të popujve të tyre.

Problemet e shëndetit mendor po shtohen në mënyrë të ndjeshme, ndërkohë, çrregullimet mendore dhe neurorologjike figurojnë mes shkaqeve kryesore të sëmundshmërisë dhe paaftësisë. Kështu, çrregullimet neuropsikiatrike përfaqësojnë 11.5 % të barrës botërore të sëmundshmërisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga 10 shkaqet kryesore të paaftësisë, 5 janë çrregullimet mendore si depresioni madhor, varësia nga alkooli, depresioni bipolar, skizofrenia dhe çrregullimi obsesivo-kompulsiv. Vetëm depresioni është përgjegjës për 4.1 % të barrës botërore të shëndetësisë, duke u renditur i katërti në listë. Në mbarë botën, barra e çrregullimeve mendore është më e lartë se ajo e shkaktuar nga kanceri.

Sipas të dhënave, çrregullimet mendore janë të shpeshta dhe prekin më shumë se 25 % të popullsisë në një periudhë të jetës. Ato kanë ndikim ekonomik mbi shoqëritë dhe cilësinë e jetës së individëve dhe familjeve të tyre.

Çrregullimet mendore hasen në rreth 10 % të popullsisë së rritur në çdo moment, përllogarit OBSH, sipas së cilës, 1 në 4 familje mund të ketë në gjirin e saj të paktën një anëtar me çrregullime mendore.

Sipas Raportit Europian mbi Shëndetitn, në këtë rajon shëndeti mendor ndikohet nga faktorëve përcaktues ekonomikë, psikosocialë dhe ambientalë të shëndetit, stigmatizimi i vazhdueshëm ndaj çrregullimeve mendore, si dhe kushtet e lidhura me stresin dhe mungesën e shpresës, si depresioni, vetëvrasja, alkoolizimi, etj.

- Grupet në rrezik -


Specialistët përcaktojnë tre grupe vulnerabël, ndaj të cilëve duhet të tregohet kujdes dhe vëmendje e veçantë lidhur me promovimin e shëndetit mendor pozitiv, parandalimin e problemeve, si dhe ofrimin e shërbimeve që u përgjigjen sa më mirë nevojave të secilit grup.

Sa i takon grupit të fëmijëve dhe të rinjve, llogaritet se rreth 20 % e adoleshentëve nën moshën 18 vjeçare vuajnë nga probleme zhvillimi, emocionale ose të sjelljes dhe 1 në 8 ka një sëmundje mendore. Mes adoleshentëve dhe fëmijëve në komunitete të varfëra, kjo përqindje është 1 në 5.

Tek të rinjtë depresioni dhe vetëvlerësimi i ulët lidhen me pirjen e duhanit, abuzimin me alkool, çrregullimet e ngrënies dhe seksin e pasigurt, duke i vënë ata në rrezik kundrejt një sërë sëmundjesh seksualisht të transmetueshme, përfshirë dhe HIV/AIDS.

Të moshuarit janë një grup tjetër vulnerabël. Tek kjo grupmoshë është identifikuar një prevalencë më e lartë e çrregullimeve mendore. Përveç sëmundjes së Alzheimer, karakteristike kryesisht për këtë moshë, ata vuajnë dhe nga një sërë çrregullimesh mendore dhe të sjelljes. Në përgjithësi, sipas specialistëve, prevalenca e disa çrregullimeve mendore ka tendencën të rritet me kalimin e moshës, më dominuesja ndër të cilat është depresioni.

SHARE, Studimi mbi Shëndetin, Moshimin dhe Daljen në Pension në Europë, jep disa të dhëna mbi përhapjen e depresionit në moshën e tretë, sipas të cilave, rreth 1/3 e popullsisë mbi 50 vjeç përjeton simptomat e depresionit. Shpesh simptomat e çrregullimeve të ndryshme mendore në këtë moshë, përfshirë ato të depresionit në këtë grupmoshë nuk tërheqein vëmendjen e duhur, duke qenë se i atribuohet procesit natyral të plakjes.

Vajzat dhe gratë identifikohen si një grup tjetër vulnerabël nga specialistët e shëndetit mendor. Edhe pse, numri i përgjithshëm i femrave dhe meshkujve që përjetojnë probleme të shëndetit mendor është pothuaj i njëjtë, disa probleme janë më të shpeshta tek femrat sesa tek meshkujt si depresioni, çrregullimet e ankthit të ngrënies dhe stresi post-traumatik. "Ndaj vëmendje e veçantë duhet të tregohet për promovimin e shëndetit mendor dhe parandalimin tek ky grup, duke u bazuar në faktin që përhapja e çrregullimeve mendore tek gratë është kryesisht e lidhur me faktorë të shumëfishtë të rrezikut, me të cilat ato përballen", theksojnë specialistët.

Shqipëria, në zbatim të ligjit "Mbi Shëndetin Mendor", miratuar në vitin vitin 1996, ka zhvilluar dhe po zbaton planin e veprimit për zhvillimin e shërbimeve të shëndetit mendor me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj personave në nevojë dhe familjeve të tyre.

Aktualisht, shërbimet e shëndetit mendor janë të organizuara në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor, në nivelin sekondar dhe terciar.

Gjatë viteve të fundit, tipologjia e shërbimeve ekzistuese psikiatrike ka ndryshuar si pasojë e reformës së shëndetit mendor. Ato janë bërë pjesë e sistemit të shërbimeve publike, si dhe janë ngritur shërbime të tjera të panjohura më parë, sikurse qendra komunitare të shëndetit mendor, shtëpi të mbështetura, qendra ditore, etj.

Në kuadër të përmirësimit të shërbimit mjekësor për pacientët me probleme të shëndetit mendor, u hartua në 2005 "Dokumenti politik dhe plan veprimi për zhvillimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Shqipëri", të cilin specialistët shqiptarë të fushës së shëndetit mendor e kanë përgatitur me asistencën teknike të OBSH-së dhe me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA). /Eriola Çuko, atsh/

Publikuar: 09.10.2009 | 18:18
Lexuar: 3025 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
tea (06/10/2011 18:03:45) hahahahahahha
bla bla bla (26/01/2013 18:59:12) is very beautiful

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime