Në fillim të mbledhjes Milloshoski dhe Papandreu, delegacionet e të cilëve ishin ulur afër njëri tjetrit, u përshëndetën, ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë në emër të Qeverisë së Maqedonisë ia uroi fitoren në zgjedhjet dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm. Papandreu u falenderua edhe tha se shpreson në bashkëpunim më të mirë.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski edhe krahas paralajmërimeve të mediave greke, sot nuk pati takim tet-a-tet me kryeministrin e ri grek Jorgos Papandreu në margjinat e mbledhjes së Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Stamboll.
Në fillim të mbledhjes Milloshoski dhe Papandreu, delegacionet e të cilëve ishin ulur afër njëri tjetrit, u përshëndetën, ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë në emër të Qeverisë së Maqedonisë ia uroi fitoren në zgjedhjet dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm. Papandreu u falenderua edhe tha se shpreson në bashkëpunim më të mirë.
Kryeministri i Maqedonisë pati fjalim të shkurtër në mbledhje, e cila ishte e mbyllur për media edhe pastaj shkoi në takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Për shkak të axhendës së ngjeshur dhe qëndrimit të shkurtër, Papandreu nuk ishte edhe në fotografimin e përbashkët të pjesëmarrësve në mbledhje.
Paraprakisht sot mediat greke njoftuan se Parandreu në Stamboll do të ketë takim dypalësh me Milloshoskin edhe me Erdoganin.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, duke i komentuar paralajmërimet e këtilla, shprehu gatishmëri për takim me Papandreun nëse për këtë ka disponim nga pala tjetër.
"Dëshiroj ta shpreh disponimin tim dhe gatishmërinë tonë të realizojmë takim bilateral me kolegun grek, nëse për këtë ekziston disponim adekuat edhe nga pala tjetër. Ajo që në periudhën e kaluar mungonte janë takimet bilaterale dhe kontaktet. Obligim dhe detyrë e jona është ta plotësojmë këtë, të gjejmë mënyrë për sa më shumë takime të cilat do të jenë më konstruktive, në të cilat do të këmbejmë mendime për punët me interes të ndërsjellë, si dhe për ata që na afrojnë dhe ata që na largojnë", deklaroi Milloshoski.