Pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë prodhimet e hekurit dhe çelikut, veshja, feronikeli dhe përpunimet e naftës. Në import më së shumti përfaqësohet nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet motorike për tranpsortin e personave.
Rënie e këmbimit të mallrave me vendet e jashtme prej 36,6për qind
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia gjatë tetë muajve të parë të këtij viti është 1.686.378.000 dollarë, ndërsa e importit 3.179.045.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 53 për qind, ndërsa deficiti tregtar 1.492.667.000 dollarë.
Sipas entit shtetëror për statistikë, vëllimi i këmbimit të mallrave i Maqedonisë në periudhën janar-gusht të këtij vitit është për 36,6 për qind më i vogël se periudhën e njëjtë vitin e kaluar.
Pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë prodhimet e hekurit dhe çelikut, veshja, feronikeli dhe përpunimet e naftës. Në import më së shumti përfaqësohet nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet motorike për tranpsortin e personave.
Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti pjesëmarrje më të madhe në eksportin e mallrave kanë vendet-anëtare të BE-së, me 56,2 për qind dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor me 37,2 për qind, ndërsa në import gjithashtu vendet e BE-së me 51,7 për qind, si dhe vendet në zhvillim me 26,9 për qind.
Maqedonia më së shumti tregton me Gjermaninë, Serbinë, Greqinë, Italinë dhe Rusinë. Pjesëmarrja e tyre në këmbimin e përgjithshëm të jashtëm është 46,8 për qind.