E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lech Kaczynski ishte në pritje të rezultatit të referendumit të dytë në Irlandë para se të nënshkruante Traktatin e Lisbonës. Me nënshkrimin e tij Polonia përfundon si vendi i parafundit i BE-së procesin e ratifikimit.
Presidenti polak firmosi Traktatin e Lisbonės













Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski ka firmosur Traktatin e Lisbonës për reformimin e Bashkimit Evropian. Në ceremoninë festive që u organizua me këtë rast morën pjesë kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeld. Të dy dhomat e parlamentit polak, Sejmi dhe Senati e kanë miratuar Traktatin që në prill të vitit të kaluar.

Megjithatë Lech Kaczynski ishte në pritje të rezultatit të referendumit të dytë në Irlandë para se të nënshkruante Traktatin e Lisbonës. Me nënshkrimin e tij Polonia përfundon si vendi i parafundit i BE-së procesin e ratifikimit. Në mënyrë që Traktati të hyjë në fuqi ajo duhet të nënshkruhet edhe nga presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus.

Publikuar: 10.10.2009 | 22:15
Lexuar: 353 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime