Lideri i BDI-se Ahmeti, tha se është në shërbim të vendit të bëhet deideologjizimi i simboleve të shtetit. Nuk është mirë që ylli të qëndrojë edhe në pasaportat e reja biometrike, tha Ahmeti sot në Tetovë.
Lideri i BDI Ali Ahmeti e ka mbështetur heqjen e yllit nga stema e Maqedonisë, e cila sipas tij i takon ideologjisë së kaluar.
Ahmeti tha se është në shërbim të vendit të bëhet deideologjizimi i simboleve të shtetit. Nuk është mirë që ylli të qëndrojë edhe në pasaportat e reja biometrike, tha Ahmeti sot në Tetovë.
"Pika e përbashkët ka qenë në mes të partnerëve që fillimisht duhet të bëjmë deideologjizimin e simboleve shtetërore në këtë rast stemës së RM-së.
Mendojmë që është një hap i mirë me qëllim që në të ardhmen të bisedohet për ndonjë zgjidhje tjetër mirëpo, realisht menduam që tani për tani është në shërbim të vëndit që ky hap të ndërmerret i pari rreth deideologjizimit të simboleve sepse shumë shpejtë presim që të bëhet edhe heqja e vizave sigurisht që njerëzit do pajisen edhe me pasaporta biometrike dhe e shohim edhe arsye mjaft pragmatike dhe teknike që në të ardhmen në ballinë të pasaportit të Maqedonisë të mos ketë simbole që përfaqësojnë një ideologji që i takon të së kaluarës.", shtoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.