Gjermania u kualifikua për në botëror pasi mundi rivalen direkte Rusinë me rezultatitn 0-1. Danimarka gjithashtu mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 rivalen direkte, Suedinë. Serbia deklasoi 5-0 Rumaninë duke lënë pas Francën, të cilët gjithashtu fituan 5:0 kundër Ishujve Faroe.
Gjermania, Italia, Danimarka dhe Serbia kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror, pas ndeshjeve të parafundit të zhvilluara në grupet përkatëse.
Gjermania u kualifikua për në botëror pasi mundi rivalen direkte Rusinë me rezultatitn 0-1. Danimarka gjithashtu mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 rivalen direkte, Suedinë. Serbia deklasoi 5-0 Rumaninë duke lënë pas Francën, të cilët gjithashtu fituan 5:0 kundër Ishujve Faroe.
Italia e Lipit ia arriti të sigurojë kualifikimin për në botëror me anë të një barazimi 2-2 në Irlandë. Vetëm grupi tre ka ende paqartësi ku Sllovenia dhe Sllovakia luftojnë për vendin e parë. Përfaqësuesja e Bosnjës, me fitoren ndaj Estonisë siguroi pjesëmarjen në balotazh, njëjtë si Rusia, Franca dhe Republika e Irlandës.
Pjesëmarës i sigurtë në balotazh është edhe Zvicra, të cilët kanë gjasa edhe për kualifikim të drejtëpërdrejtë me kusht që të fitojnë një pikë kundër Izraelit.
Tabela-Rezultatet:
Grupi 1
Portugali 3 0 Hungari
Danimarkë 1 0 Suedi
Grupi 2
Greqi 5 2 Letoni
Izrael 3 0 Moldavi
Luksemburg 0 3 Zvicër
Grupi 3
Çeki 2 0 Poloni
Sllovaki 0 2 Slloveni
Grupi 4
Finlandë 2 1 Uells
Rusi 0 1 Gjermani
Lihtenshtein 0 2 Azerbajxhan
Grupi 5
Estoni 0 2 Bosnjë H.
Belgjikë 2 0 Turqi
Armeni 1 2 Spanjë
Grupi 6
Bjellorusi 4 0 Kazakistan
Ukrainë 1 0 Angli
Grupi 7
Austri 2 1 Lituani
Serbi 5 0 Rumani
Francë 5 0 Ishujt Faroe
Grupi 8
Qipro 4 1 Bullgari
Irlandë 2 2 Itali
Mali i Zi 2 1 Gjeorgji
Në zonën e Amerikës Jugore, përfaqësuesja e tretë që siguron botërorin është Kili, të cilët iu bashkangjiten Brazilit dhe Paraguajit. Kili me fitoren ndaj Kolumbisë zuri vendin e tretë, ndërsa Argjentina me shumë fat fitoi takimin me Peru-n, me gol në kohën shtesë. Në ndeshjet e fundit Urguai dhe Argjentina në përballjen ndërmjet veti do të vendosin se cila do të sigurojë kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në Afrikë.
Rezultatet: Amerika Jugore
Argentina 2 1 Peru
Kolumbija 2 4 Kili
Ekuadori 1 2 Uruguai
Venecuela 1 2 Paraguai
SHBA-të dhe Meksiko gjithashtu kanë siguruar pjesëmarjen në Kampionatin botëror, pasi shënuan fitore në xhiron e parafundit në zonën KONKAKAF. Amerikanët në fushë mysafire mundën Hondurasin, ndërsa Meksiko në fushë të vet nuk pati problem me El Salvadorin. Shumë pranë kualifikimit është edhe Kostarika, e cila deklasoi përfaqësuesen e Trinidadit edhe Tobagos.
Rezultatet - Zona KONKAKAF
Meksiko 4 1 El Salvador
Honduras 2 3 SHBA
Kostarika 4 0 Trinidad dhe Tobago