Londër - Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha në Londër se bota nuk do të presë pafundësisht që Irani të përmbushë obligimet ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore.
Bashkësia ndërkombëtare nuk do të pretë pafundësisht që Irani të dëshmoj se është i gatshëm të rrespektoj obligimet ndërkombëtare, tha Hilari Klinton pas takimit me shefin e diplomacisë britanike Dejvid Miliband.
Klinton ka vënë në pah se takimi i paradokohshëm i përfaqësuesve të Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha në Gjenevë, gjatë të cilit u përtrinë bisedimet për programin bërthamor iranian, paraqet fillim konstruktiv, por tash duhen aksionet. Fjalët nuk mjaftojnë, ka konkluduar Hilari Klinton.