Alim Dauti i rrëfehet Yll Press-it se njeriun i cili i dha hapat e pare ne boten e muzikës është shoku i tije Xhabir Coma, kurse me kalimin e viteve bashkëpunimi i tije u zgjerua me shume këngëtar tjerë: Sebastian Guralumi, Selami Kolonja, Remzi Murati, Artan Kamberi, Vullnet Ibraimi, Rufi Osmani.
Këngëtari Alim Dauti i rrëfehet Yll Press-it se si që në vitet e para të fëmijërisë ka filluar me muzikë këngën e pare Alimi thonë se e ka kënduar në moshën 5 vjeçare. Alim Dauti i rrëfehet Yll Press-it se njeriun i cili i dha hapat e pare ne boten e muzikës është shoku i tije Xhabir Coma, kurse me kalimin e viteve bashkëpunimi i tije u zgjerua me shume këngëtar tjerë: Sebastian Guralumi, Selami Kolonja, Remzi Murati, Artan Kamberi, Vullnet Ibraimi, Rufi Osmani.
Intervistoi:
Hadi Osmani Zvicër
Yll Press:- Na trego pak per jeten dhe fillimet tuaja muzikore.
Me muzike kam filluar qe ne vitet e para te fëmijërisë qe do te thotë, këngën e pare e kam kënduar ne moshën 5 vjeçare. Kam qene shume aktiv ne shkolle ne çdo aktivitet qe ka patur ne shkolle,ne fshat, ne qytet dhe pas shkollës fillore u regjistrova ne Prizren ne shkollën e mesme ku për fatin tim te keq filloi rrëmuja e u mbyll shkolla dhe mua nuk me ngeli gjë tjetër por te marr rrugën e mërgimit. Ku vazhdova aktivitetet e mia pa rezerve dhe ne vitin 1993 nxora ne shitje albumin tim te pare qe ishte realizimi i ëndrrës sime.
Yll Press:- Cilët janë bashkëpunëtoret tuaj?
Si çdo solist dhe unë kam bashkëpunëtoret e mi te devotshëm por s'dua te harroj njeriun i cili me dha hapat e para ne boten e muzikës. Ai është shoku im Xabir Coma, me kalimin e viteve bashkëpunimi im u zgjerua sidomos me shoke te tjerë e miq si Sebastian Guralumi, Selami Kolonja, Remzi Murati, Artan Kamberi,Vullnet Ibraimi, Rufi Osmani dhe mos harroj njeriun i cili kohet e fundit me ka qëndruar shume pranë, me ka përcjellë ne shume manifestime, shoqëruesin tim ne sint Shkendim Kalici.
Yll Press:-Kënga"Moshe e rinise" është një duet me këngëtaren Elvana Sadriu. Si ka qenë ky bashkëpunim dhe kush ishte iniciatori për realizimin e tij?
Kënga moshe e Rinise ka një histori me vete për mua, është një bashkëpunim siç e përmendët edhe ju me këngëtaren shume te talentuar Elvana Sadriu. Mund t'ju them qe kjo këngë është eksperience me vete sepse kjo këngë është diçka e veçantë nga këngët e tjera kjo fale mjeshtërisë se madhe te kompozitorit, orkestruesit te këngës Vullnet Ibraimi, i cili ne ketë këngë na ka dhuruar vërtet një bote te veçantë te tingullit muzikor. Është dueti i pare ne karrierën time dhe sa i përket iniciativës Elvana ka qene ajo e cila një nate ku unë isha për vizite me bashkëshorten time tek Demiri dhe Elvana ishim duke e pare ne youtube prezantimin e këngës time ne Nota Fest 2008 Vjeshte e egër, ku Elvanes i lindi ideja qe te bashkëpunojmë ne një duet dhe kështu përfunduam me këngën Moshe e rinise.
Yll Press:- Përveç muzikës se lehte ju këndoni dhe muzike popullore. Ku e ndjeni veten me mire?
Po është e vërtetë unë këndoj te dy zhanret edhe popullore edhe atë te lehte, por kënaqësinë e ndjej njësoj te të dy zhanret edhe pse jam rritur pak me shume me këngën popullore e sidomos me këngët e jugut te Shqipërisë sepse ato janë perlat e këngës shqipe dhe skanë zëvendësim.
Yll Press:-Ne festivalin "Nota Fest 2008" kënga juaj u vlerësua shume nga publiku edhe pse nuk u nderuat me çmim,si jeni ndjere ne ato momente?
Hmm, festivali Nota Fest është festivali që me ka lenë një mbrese shume të keqe sepse nuk u shpërbleva edhe pse pas një jave vete drejtori i festivalit Nota Fest pranon gabimin e bere ndaj meje dhe pa pike turpi pranon se ndaj Alim Dautit është bërë një padrejtësi e madhe. Edhe pse vendi i pare aktual ka pas 58 pike e Alim Dauti 59 nuk është shpërblyer me çmim, por per mua kjo ka qene me shume se një çmim se ai vet ka pranuar matrapazllëqet e jurisë e cila prej 5 vitesh është e njëjta.
Yll Press:- Aktivitete e tjera ku keni marre pjese?
Ne vitin e kaluar kam konkurruar ne Kosovë ne festivalin Polifest në zhanrin e këngës popullore, ku me këngën "Dashuria me mban gjalle" kam marre dy çmime atë te Polifest dhe çmimin e tretë. Pastaj në Zvicër ne Mbrëmjet Strugane ne diskotekën Rinora. Dhe se fundi ne festivalin Këngë Jeho ku përshëndeta festivalin me një këngë dhe isha pranë publikut tim te vendlindjes sime.
Yll Press:- E rëndësishme për ty është pjesëmarrja ne këto evenimente muzikore apo hyn aty vetëm për te fituar?
Si çdo këngëtar edhe unë kam nevojë për prezantime ne media të ndryshme nuk e përjashtoj edhe faktin se nëse konkurroj me këngë të mirë ku kam dhënë maksimumin tim natyrisht qe kam dëshirë edhe të shpërblehem , se pas një mundi te madh, një pune te veçantë, një këngë te veçante është kënaqësi nëse fiton dhe shpërblehesh.
Yll Press:- Prej vitesh ju jetoni ne Zvicër. Na thoni përshtypjet tuaja për publikun atje dhe publikun e atdheut tuaj.
Po , gjate këtyre 19 viteve që unë jetoj në Zvicër kam një publik të gjerë këtu se kam kënduar në çdo tubim që është mbajtur gjate viteve 1991 deri ne 2004 dhe ndihem shume mire dhe me presin me duartrokitje te ngrohta. Por të them të drejtën ndihem më mire dhe shume i emocionuar kur këndoj ne token mëmë ne atdhe,atje ku ka dhe rrënjët kënga shqipe, atje ku flitet dhe këndohet kënga e mirëfilltë shqiptare,kam ndjenja te pa shpjeguara.
Yll Press:- Keni realizuar ndonjë album?
Siç e përmenda dhe me sipër deri tani ne karrierën time kam realizuar 3 albume. Ne vitin 1993 i titulluar "COHUNI VELLEZER",ne vitin 1997 albumi me titull " Dashuri ne këngë" dhe albumi i trete i cili u realizua ne vitin 2005 me titull "Mall për ty".
Yll Press:- Pjesëmarrja juaj në ndonjë aktivitet se shpejti?
Po janë dy, njëra në datën 10 të këtij muaji në Zvicër një manifestim kulturor i organizuar nga fshati Frengovë i Strugës dhe i dyti ne date 16 Nëntor po ne Zvicër, ku Klubi automobilistik S1 me seli ne Zvicër organizon koncert me hapjen e klubit te tyre ku do marrin pjese edhe grupi rrok nga Struga Shekulli i Dreqit.