Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se marrëdhëniet diplomatike me Kosovën do të vendosen falë politikës amerikane dhe se një gjë e tillë nuk ka të bëjë me politikën qeveritare. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdylaqim Ademi në vigjilje të panairit të librit shqip në Tetovë tha se kjo shumë shpejt do të ndodhë dhe pritet që mardhënie diplomatike të vendosen jo më shumë se brenda një muaj.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se marrëdhëniet diplomatike me Kosovën do të vendosen falë politikës amerikane dhe se një gjë e tillë nuk ka të bëjë me politikën qeveritare.
Ndërsa sa i përket raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, Thaçi deklaroi në këtë raport nuk ka datë të përcaktuar dhe se është vetëm edhe një dhënie kohe dhe hapësire qeverisë.
Roftë Amerika se ajo i shtyn t`i vendosin raportet diplomatike dhe shpesh herë ua bën me dije atyre që mendojnë se mundë të bëjnë lidhje të mira me Korenë e Veriut Rusinë edhe Kinën , këtu është Amerika. Raportet diplomatike me Kosovën nesër ose pasnesër do të vendosen si rezultat i politikës Amerikane, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ndërkohë që , zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdylaqim Ademi në vigjilje të panairit të librit shqip në Tetovë tha se kjo shumë shpejt do të ndodhë dhe pritet që mardhënie diplomatike të vendosen jo më shumë se brenda një muaj.
Ndërsa sa I përket raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi vlerësoi në këtë raport nuk ka datë të precizuar dhe se është vetëm edhe një dhënie kohe dhe hapësire qeverisë.
Mendoj se nuk do ketë dicka, raporti do jetë që ti jep një hapësire të shkurtë, një kohë të shkurtë qeverisë që të mbushet me mend një muaj apo një muaj e gjysmë edhe ti bëjë të gjitha , problemet me shqiptarët të zgjidhen, çështja e kompromisit me Greqinë dhe pastaj ka shansë të hapet rruga, tha ai.
Thaçi këto komente i bëri në takimin e sotëm të rregullt të kuvendit qendoro ku në kuvendin e partisë u kyçën edhe tri anëtarë të ri, Ruzhi Matoshi, Bekim Fazliu, dhe Muzafer Shabani si dhe propozimi I disa anëtarëve të ri për në kryesinë qëndrore.
Thaçi para kuvendit qendror ka kërkuar që të inicohet padi penale ndaj redkatorit të enciklopedisë Blazhe Ristevski i cili sipas Thaçit ka duhet të jep përgjegjësi para organeve të drejtësisë.