Disa ditë para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, kryeministri tha se nuk e din çka do të përmbajë dokumenti, por shfaqi shpresë se do të valorizohen arritjet dhe mundi i investuar.
E ardhmja evropiane është prioriteti i lartë dhe aspirata e shumicës së madhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. E ardhmja evropiane është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë që të jetë peng i çfarëdo shkaqeve tjera, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në akademinë e mbrëmshme solemne me rastin e 11 Tetorit.
Disa ditë para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, kryeministri tha se nuk e din çka do të përmbajë dokumenti, por shfaqi shpresë se do të valorizohen arritjet dhe mundi i investuar.
"Shpresoj dhe besoj se do të njihet përkushtimi ynë i fuqishëm për arritjet e standardeve evropiane, ose do të vlerësohet detyra shtëpiake e punuar mirë dhe se do të valorizohet plotësimi i të gjitha përcaktimeve, të cilat na i transmetoi Oli Reni", theksoi Gruevski.
Sipas tij, asnjë nga anëtaret e BE-së nuk ka arsye ta obstruktojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë për shkak se obstruksioni i këtillë, siç vlerësoi është obstruksion i frymës së Evropës, vlerave të saj evropiane dhe përfitimet civilizuese. "Maqedonia në Evropë mund të jetë benefit për të gjithë. Maqedonia dëshmoi se së bashku me fqinjët e saj dhe popujt tjerë paqedashës në botë mund të luftojë për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe popujve", theksoi Gruevski.
Kryeministri konsideron se Maqedonia e realizoi hapin e parë drejt arritjes së standardeve evropiane me ç'rast e theksoi plotësimin e kritereve për lehtësimin e regjimti të vizave pët qytetarët. Shpreh bindje se qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga viti i ardhshëm do të udhëtojnë të lirë nëpër Evropë. Gruevski shtoi se Maqedonia është fuqimisht e përkushtuar edhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Lidhur me, siç tha, kontestin të imponuar nga Greqia për emrin tonë kushtetues, potencoi se ai problem sa do që duket absurd duhet të zgjidhet.
"Zgjidhja duhet të jetë në linjën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe dokumenteve të Kombeve të bashkuara, respektivisht e drejta e vetëpërcaktimit e përmbajtur në Kartën Atlantike. Ne e dimë mirë se kush jemi dhe çka jemi. Ne jemi maqedonas, të tillë kemi qenë gjithmonë", theksoi Gruevski.
Ai pohoi se kreu shtetëror-politik i Maqedonisë dëshiron zgjidhje sepse qytetarët kanë vështirësi për shkak të moszgjidhjes së këtij kontesti.
"Ne jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë të përbashkët me fqinjët tanë dhe t'i hapim këto çështje, të bisedojmë dhe të kërkojmë zgjidhje. Si politikanë edhe unë edhe kryeministri i Greqisë kemi obligim të kërkojmë zgjidhje. Jemi të gatshëm për kërkesë intensive të zgjidhjes dhe në mënyrë maksimale konstruktive hyjmë në këtë proces", theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.