E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rolin kryesor Cio Cio San interpretohet nga një yll në rritje i muzikës operistike botërore, shqiptarja Ermonela Jaho, tashmë e njohur për debutimet e saj të suksesshme në Operën Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës e sa të tjera.
Ermonela, suksesi i radhės nė Filadelfia













Një tjetër sukses për sopranon shqiptare, Ermonela Jaho. Në sallën e Teatrit të Operas së Filadelfias, SHBA, njëra nga më të dëgjuarat në botë, u shfaq këto ditë me sukses të jashtëzakonshëm opera “Madamme Butterfly” e Giacomo Pucinit.

U vu nën regjinë e Cinthia Stoke dhe dirigjentit të madh Italian, Corrado Rovaris me një nga trupat më të zgjedhura operistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarje të tilla artistike konsiderohen të rëndësishme nëpër qytete të mëdha siç është Filadelfia, e njohur për Orkestrën e saj Filarmonike dhe jetën intensive muzikore klasike.

Rolin kryesor Cio Cio San interpretohet nga një yll në rritje i muzikës operistike botërore, shqiptarja Ermonela Jaho, tashmë e njohur për debutimet e saj të suksesshme në Operën Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës e sa të tjera.

Ajo është një pjesmarrëse aktive në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe një mikeshë e afërt e artistëve tjerë që performojnë në Metropolin e Madh të Artit në Nju Jork të drejtuar nga artisti i njohur shqiptar Fadil Berisha.

Publikuar: 13.10.2009 | 02:20
Lexuar: 672 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime