E enjte, 2.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Dyzet poetë veçmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Mysafirë do të ketë nga Italia, Gjermania, Franca, Bullgaria, Shqipëria, të cilët me pjesëmarrjen e tyre do të shprehin respekt për imazhin dhe veprën Naim Frashërit në edicionin e 13-të të Festivalit ndërkombëtar", tha Shaip Emrullahu, anëtar i jurisë së festivalit.
Manifestimi










Manifestimi poetik ndërkombëtar "Ditët e Naimit", i cili prej 15 e deri 17 tetor do të mbahet në Pallatin e kulturës në Tetovë do të jetë me program të pasur, paralajmëruan organizatorët në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë.

"Dyzet poetë veçmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Mysafirë do të ketë nga Italia, Gjermania, Franca, Bullgaria, Shqipëria, të cilët me pjesëmarrjen e tyre do të shprehin respekt për imazhin dhe veprën Naim Frashërit në edicionin e 13-të të Festivalit ndërkombëtar", tha Shaip Emrullahu, anëtar i jurisë së festivalit.

Festivali i sivjemë ndërkombëtar i poezisë do të fillojë të enjten, me vendosjen e luleve para përmendores së Naim Frashërit, ndërsa mbyllja pas tre ditëve do të bëhet me ndarjen e çmimit kryesor të laureatit të sivjemë, Lionel Rej nga Franca.

Ekspozita, mbrëmje të poezisë, promovime të librave janë vetëm pjesë nga ngjarjet kulturore.

Krahas ndarjas së çmimit "Ditët e Naimit", do të ndahen edhe çmimet "Menada", "Oeneum" dhe "Qiriri i Naimit".
Drejtoria e Diteve te Naimit

Publikuar: 13.10.2009 | 07:33
Lexuar: 2018 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Stefan (06/11/2009 20:46:28) Me vjen shume mire qe Tetova ime e dashur percjell nje manifestim te madh ne gjuhen shqipe, por kam nje merak te madh. A e di pse? Pasi them qe Drejtori i ketij festivali poetik zoti Emerllahu, nuk mund te udheheqe poezine boterore, pasi ai ka mngesi te theksuara ne kulturen poetike. Shuaip Emerllahu, nuk eshet poet, ai vargezon vargje, por jo poet. Ne Maqedoni ka poet shume te mire shqiptare qe mund ta ngrene cilesine e ketij festivali dhe ky evendiment kaq i madh nuk mundet te mbetet ne doren e eunukeve. Aty ka nje poete te talentuar, Puntori Xiba, Ahmet Selmani, e te tjere te me falin per momentin, edhe ju zoti Halit keni nje poezi shume te bukur, madje ju ishit edeh pjesmarres ne poezine boterore ne Struge sivjet ne Gusht, ne mos gabohem nga informacionet e mia elektronike. Ndaj njereve me pak horizont intelektual si puna e zotit Shuaip Emerllahu, duhet me i thene: STOP!
Serxho (07/11/2009 22:02:35) Jam shume dakort per cka ka shkruar zoti Stefan. Nuk e meriton Shuaip Emerllahi te drejtoje nje festival poetik, pasi ai nuk eshte poet, eshet nje injorant per kulturen letrare.
Shpend (05/12/2009 05:24:58) Po, ai eshte "injorant", por jo aq sa ti Stefan dhe ti Serxho qe keni shifrat e pseodoinjorantit Halit qe inskenon kesi skenash ne web faqen e tij. Nga "injoranca" qe ka Shaipi ka ngritur nje Festival Nderkombetar te Poezise te ketyre permasave qe nuk e ka pasur me pare kultura shqiptare, ku pos te gjithe poeteve shqiptare, duke perfshi edhe Ismail Kadare kane marre pjese edhe mbi 200 poete te huaj qe nga Japonia e deri ne SHBA, pastaj ai prej injorances ne kushtet e Maqedonise ka ngritur shtatoren e poetit kombetar Naim Frasheri ne qender te Tetoves, qe se e gjen as ne Shqiperi e as ne Kosove, ka botuar mbi 30 tituj te poeteve te huaj dhe antologji per cdo edicion,ka hapur me mbi 10 ekspozita nderkombetare te pikturave, ka sjelle thuajse te gjithe aktoret e njohur te skenes shqiptare dhe ia ka prezentuar kulturen te huajve me mire se cdo institucion vendor. Dhe ne cvend, ne Tetove, ku shqiptari dhe shkau ta rrezonin shtatoren e Naim Frasherit sa hap e mbyll syte... Une nji emigrant nga Tetova me banim ne Cyrih qe po e vizitoj shpesh web faqen e Festivalit lexoj edhe mbresat e Kadarese qe i thote pasi ka marre pjese ne kete Festival te Tetoves:
Padyshim se aktiviteti i Manifestimit Letrar Ndėrkombėtar "Ditėt e Naimit" nė Tetovė ishte njė ngjarje e rėndėsishme, ishte njė manifestim dinjitoz qė nderoi kulturėn shqiptare, shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe Drejtorinė e Manifestimit… Dėshiroj tė pėrgėzoj vetė drejtorin z. Shaip Emėrllahu dhe anėtarėt e tjerė tė Drejtorisė pėr organizimin e mirė tė vizitės sime dhe tė vetė aktivitetit tė "Ditėve tė Naimit".
Unė sė bashku me Helenėn kemi qenė tė nderuar. Tė nderuar, besoj se kanė qenė edhe misafyrėt e tjerė…
Duke parė ate pjesėmarrje tė gjėrė tė poetėve qė vinin nga vende tė ndryshme u pa qartė prirja pėr hapje drejt Evropės dhe botės. Kultura shqiptare dhe vetė kujtimi i Naimit tė Madh, tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė qytetėrimin evropian.
Manifestimi ishte njė festė e kulturės shqiptare, e emancimpimit dhe e vullnetit tė shqiptarėve pėr dritė, dije, miqėsi…
Kthehem me pritjen dhe me mbresat mė tė mira nga Manifestimi letrar i Tetovės
More ti Stefan/Serxho/Halit qe shkruan per Shaipin me kete gjuhe denigruese po me dukesh si ai hoxha i Beratit qe deshironte te ndale Ismail Qemalin te shpallte Pavaresine...te "Nentori i Dyte".
Car Stefani, ky fare Haliti vertet ta ka ras mendjen se ka poezi vetem pse ka qene ne Festivalin Maqedon te Struges... Figurante apo me mire te themi numra te tille dekori, shpesh ka marre maqedoni ne Struge, por nje debil te ketij rangu kur nuk ka shkuar...
Ore po edhe sikur te kete poezi te mire, Festivalin e ketyre permasave se ben poezia,por Shaip Emerllahu. Kerkoni te mesoni kush eshte CV-ja e ketij njeri qe une e njoh nga koha e studimeve, e demostratave dhe e drejtuesit te Klubit te vetem letrar te Universitetit te Prishtines, "Jeronim de Rada".
Shpendi,Cyrih
shpat (09/02/2010 19:45:19) Shqiptaret edhe nje njeri qe punon nuk e lene pa fyer e pa injoruar. A jeni ka shihni kend e shani. Ate qe e bani Festivalin... Mos ishte Shaipi nuk do t'kishte festival nderkombetar. Po pse mos ta shani. Cka do bani tjeter. Festival nuk mund te bani. Ky asht shqiptari. Une qe e percjelli festivalin tash sa vite mrekullohem nga Prishtina. Si mund nje njeri kaq vite ta mbaje gjalle nje festival kaq te madh. Bravo Shaip! Qent qka mund te bajn tjeter veq se te lehin...shiptarce! Ne ne Kosove qe u bam shtet nuk e kemi nje festival e as nje shtatore te Naimit te Madh. Ta kemi lakmine...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime