Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit kanë bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, duke përkujtuar dhe nderuar kështu sakrificën që ka bërë kjo familje për Kosovën.

"Si qeveri e Republikës së Kosovës, si qeveri e pavarësisë së vendit sot jemi këtu për të shprehur respektin mirënjohjen më të madhe për këtë ditë të ,madhe të shqiptarëve në familjen Jashari në familjen e rezistencës në familjen e kthesës së madhe dhe historike për kombin shqiptar në këtë ditë të madhe të flamurit", kryeministri Hashim Thaçi.
Kryetari i PS-së Edi Rama tha se 28 nëntori i sivjetëm është i veçantë sepse është i pari 28 nëntor që gdhinë në Kosovën e pavarur. "Besoj që sot ishte dita e duhur për të përkujtuar dhe nderuar kujtimin e Adem Jasharit dhe familjes Jashari që është simbol i martirizimit në themelet e Kosovës së re", shtoi Rama.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj duke e vizituar familjen Jashari ditë më parë, sot ka zgjedhur të bëjë homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe përmendorja e heroit Zahir Pajaziti.
"Sot në festën e flamurit, pavarësisë së Shqipërisë të daljes publike të UÇK-së ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, pra një festë e shqiptarëve nderojmë para varrit të presidentit Rugova në mirënjohje të veprës së tij për Kosovën", tha Ramush Haradinaj.
Edhe pse kjo është festa e parë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë, liderët e Kosovës kanë zgjedhur që këtë ditë ta festojnë ndaras dhe secili sipas mënyrës së vet.