Snezhana Saneva, zëdhënëse e SPB Shtip, bëhet fjalë për Irena Kërstevska (29) dhe Milladin Petkovski (56), të cilët dje zyrtarisht udhëtonin për në Dellçevë, ku duhej të paraqiteshin në një proces gjyqësor. Pasi që nuk kanë arritur në Gjykatën në Dellçevë dhe nuk janë paraqitur në telefonat celularë, në mbrëmje MPB-ja ka filluar gjurmimin pas tyre.
Nga ujërat e lumit Bregallnicë në afërsi të fshatit Istibanjë, sot në mëngjes janë nxjerrë trupat e dy të punësuarve në MPB, të cilët llogariteshin të zhdukur dhe pas të cilëve gjurmohej.
Siç kumtoi Snezhana Saneva, zëdhënëse e SPB Shtip, bëhet fjalë për Irena Kërstevska (29) dhe Milladin Petkovski (56), të cilët dje zyrtarisht udhëtonin për në Dellçevë, ku duhej të paraqiteshin në një proces gjyqësor. Pasi që nuk kanë arritur në Gjykatën në Dellçevë dhe nuk janë paraqitur në telefonat celularë, në mbrëmje MPB-ja ka filluar gjurmimin pas tyre.
Personat zyrtarë të përfshirë në gjurmim kanë hasur në gjurmë në afërsi të Restoranit të peshqve, pas çka e kanë lëshuar ujin nga penda ndihmëse në Kalimanc dhe e kanë parë automobilin "shkoda oktavia" me ngjyrë të kaltër. Në orët e hershme të mëngjesit janë nxjerrë edhe automjeti edhe trupat e të vdekurve. Kuformat janë dërguar për obduksion në Spitalin e përgjithshëm në Koçanë, ndërsa automjeti është rrugës për në Shkup, ku do të kryhet kontrolli teknik.
Sipas informatave fillestare, deri te fatkeqësia ka ardhur me daljen nga rruga dhe rënien në pendën ndihmëse, por ende nuk dihet se në çfarë periudhe kohore ka ndodhur kjo.