E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2009, ministri i financave Trajko Sllaveski theksoi se pushteti ekzekutiv nuk planifikon të ketë ndryshime të rritjes të prodhimit vendor bruto për vitin e ardhshëm i cili është projektuar në shkallën prej 5.5 %.
Projekt-buxheti pėr vitin 2009


Duke prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2009, ministri i financave Trajko Sllaveski theksoi se pushteti ekzekutiv nuk planifikon të ketë ndryshime të rritjes të prodhimit vendor bruto për vitin e ardhshëm i cili është projektuar në shkallën prej 5.5 %.

Sllaveski shtoi se me 10 masat e propozuara nga Qeveria për daljen nga kriza pritet të ketë implikime në buxhet të cilat ekzekutivi do t'i minimizojë maksimalisht.

"Ne tani investitorëve në Maqedoni në aspektin e tatimit të fitimit u ofrojmë mundësi që në bazë të sistemit të tatimit aktual të paguajnë vetëm tatim për fitimin e shpërndarë", deklaroi Trajko Sllaveski, ministër i Financave.

Deputetët e opozitës nga ministri Sllaveski kërkojnë sqarime se sa në të vërtetë kushton zbatimi i 10 masave të propozuara nga Qeveria për daljen nga kriza financiare.

"A thua vallë një masë e tillë do të ndikojë tek kompanitë që mos bëjnë shpërndarje të tatimit për fitim", tha Jovan Manasievski deputet i PLD-së.

"Kam përshtypjen se as ju zotëri ministër nuk jeni të sigurt në projekt propozimin e buxhetit të cilin e propozoni, po nuk jeni i sigurt se si në vitin 2009 kriza ekonomike do të ndikojë në Maqedoni", tha Marjanço Nikollov, deputet i LSDM-së.

"Ky buxhet nuk i përmban problemet globale të cilat ekzistojnë në çdo shtet të botës për momentin, ky buxhet nuk është real, dhe ky buxhet absolutisht është buxhet zgjedhor i cili duhet të realizojë funksionin e tij vetëm në mars të vitit 2009", u shpreh Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.

Sipas projeksioneve buxhetore për vitin 2009, shpenzimet nga buxheti për vitin e ardhshëm pritet të arrijnë shifrat prej 165 miliardë denarë, ndërsa të ardhurat janë të projektuara në 155 miliardë denarë. Komisioni për financa dhe buxhet filloi edhe debatin, lidhur me amendamentet e propozuara nga partitë politike.
Nevzat Mamuti, ALSAT-M

Publikuar: 28.11.2008 | 22:13
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime