Eurokomisioni u rekomandon qeverive të vendeve-anëtare të BE-së që të ndërmarrin masa përkatëse me qëllim që të shmanget rritja e detyrimit, të zvogëlohen deficitet buxhetore, të rritet punësimi dhe të reformohen sistemet pensionale dhe shëndetësore.
Plakja e popullatës në Bashkimin Evropian do të ketë pasoja më të mëdha negative mbi buxhetet e vendeve-anëtare të saj, nga ato që i shkaktoi kriza aktuale ekonomike globale, paralajmëron Komisioni Evropian në raportin e vet për qëndrueshmërinë e financave publike të BE-së.
Eurokomisioni u rekomandon qeverive të vendeve-anëtare të BE-së që të ndërmarrin masa përkatëse me qëllim që të shmanget rritja e detyrimit, të zvogëlohen deficitet buxhetore, të rritet punësimi dhe të reformohen sistemet pensionale dhe shëndetësore.
Për shkak të rritjes së shpenzimit publik, të shkaktuar nga rënia më e madhe ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore dhe simulimeve të mëdha fiskale, deficitet buxhetore të vendeve-anëtare të BE-së u rritën prej 0,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në vitin 2007, në gjashtë për qind këtë vit, ndërsa pritet deri vitin e ardhshëm të arrihet edhe deri në shtatë për qind.
Komisioni Evropian pret që deri në fund të vitit 2010 borxhi i përgjithshëm bruto i qeverive nga të tanishmet 20 për qind të BPV-së, të rritet në madje 80 për qind.
Edhe pse rritja e borxhit dhe deficiti në vetëvete është impresive, ndikimi i parashikuar i plakjes së popullatës mbi financat publike do të jetë disafish më i madh. Shpenzimet fiskale nga kriza aktuale dhe ato të parapara për zhvillimin demografik plotësohen edhe rezultojnë me ato të që qëndrueshmëria fiskale të bëhet sfidë akute, vlerëson Komisioni Evropian në raportin e vet.
Në dokument theksohet se Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda dhe Suedia janë në pozicion relativisht më të mirë në kuadër të BE-së, duke i pasur parasysh gjendjen e tyre të volitshme buxhetore dhe reformat e përgjithshme të sistemeve pensionale që i zbatuan në vitet e fundit.
Në grupin e dytë të vendeve mesatarisht të rrezikuara, Eurokomisioni i vendos Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë, Italinë, Luksemburgun, Poloninë, Portugalinë, Hungarinë dhe Francën, të cilat edhe pse dallohen mes vete lidhur me gjendjet e buxheteve të tyre dhe shpenzimeve të ndërlidhura me plakjen e popullatës, megjithatë kanë financa më të qëndrueshme në afat më të gjatë.
Sipas Komisionit në pozicion më të pavolitshëm janë Britania e Madhe, Greqia, Irlanda, Qiproja, Letonia, Lituani, Malta, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Holanda, Çekia dhe Spanja, për të cilat parashihet rritje më e madhe e shpenzimeve të ndërlidhura me plakjen e popullatës, të cilat në rastet më të shumta do të përcillen me disbalance të mëdha buxhetore.
Kjo tregon se mbulimi i deficiteve të tyre buxhetore imponon nevojë për përpunim të programeve ambicioze për konsolidim me qëllim që të zvogëlohen borxhet në vitet e ardhshme dhe të kryhet reformë themelore e sistemeve për mborojtje sociale, thekson Komisioni.
Në raport thuhet se në pozicion të veçantë kritik është Greqia, e cila ballafaqohet me rritje drastike të shpenzimeve të ndërlkidhura me plakjen e popullatës, që së bashku me përqindjen e saj të lartë të borxhit lidhur me BPV-në, në mënyrë plotësuese e rrit druajtjen për aftësinë e saj për sigurimin e qëndrueshmërisë financiare.
Vazhdimi i mundshëm i ndikimit të krizës aktuale mbi gjendjet buxhetore në afat të mesëm, krijon shkaqe për shqetësim serioz në pjesën më të madhe të vendeve me rrezik të lartë, sidomos në Irlandë, Greqi, Letoni, Spanjë dhe Britani të Madhe. Evitimi i rritjes së shpejtë të bashkëlidhjes mes borxhit dhe BPV-së do të paraqet sfidë politike për ato vende të perspektivës afatmesme, thekson Eurokomisioni në raportin e vet për qëndrueshmërinë e financave publike në BE.