E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria propozoi që nga stema aktuale e Republikës së Maqedonisë të hiqet ylli pesë-cepësh. Arsyetimi i partive në pushtet është se me heqjen e yllit bëhet deideologjizimi , respektivisht, spastrimi me sistemin e mëparshëm.
Propozim ligji pėr stemėn , tė hiqet ylli pesė-cepėsh










Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot do ta vazhdojë seancën e 76-të, në rend dite të së cilës është Propozim ligji për stemën e Republikës së Maqedonisë në lexim të parë.

Qeveria propozoi që nga stema aktuale e Republikës së Maqedonisë të hiqet ylli pesë-cepësh. Arsyetimi i partive në pushtet është se me heqjen e yllit bëhet deideologjizimi , respektivisht, spastrimi me sistemin e mëparshëm.

Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore, stema e Republikës së Maqedonisë do të paraqesë një fushë të rrethuar me kallinj gruri të cilët lidhen në pjesën e lartme, të thurrur me fryte të afionit dhe fletë duhani, që janë të lidhura në pjesën e poshtme me një shirit me laramani motivesh popullore. Në mes të figuron mali në shpatijet e të cilit rrjedh lumi, ndërsa pas malit lind dielli.

Paralelisht me këtë, VMRO-PP opozitare dhe jashtëparlamentare filloi nismë qytetare me grumbullimin e 10.000 nënshkrimeve që propozim ligji i tyre për stemën të gjendet para deputetëve. Ata propozojnë stemë të Republikës së Maqedonisë të jetë luani me ngjyrë të verdhë të artë me prapavijë të kuqe, përkatësisht Stema prej vitit 1620.

Deputetët do të duhet të deklarohen edhe rreth Propozimit të ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe për Propozimin e ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, që të dy në lexim të parë.

Në rend dite janë Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për noterinë, Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, në lexim të parë, si dhe propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, propozimi i plotësuar i ligjit për ndërtim, të gjithë në lexim të dytë, si dhe kërkesa për ofrimin e interpretimit autentik të neneve 46 dhe 63 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të parashtruar nga deputeti Vasko Shutarov.

Parlamenti i Maqedonise


Ndryshimet e stemës shtetërore e kaluan fazën e parë

Deputetët në Kuvend pasdite me 58 vota pro dhe tetë kundër vlerësuan se Propozim ligji për stemën e Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në leximin e mëtejshëm, gjegjësisht të shkojë në fazën e dytë.

Propozimi parasheh që nga stema aktuale e Republikës së Maqedonisë të hiqet ylli pesë-cepësh. Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore, stema e Republikës së Maqedonisë do të paraqesë një fushë të rrethuar me kallinj gruri të cilët lidhen në pjesën e sipërme, të thurrur me fryte të afionit dhe fletë duhani, që janë të lidhura në pjesën e poshtme me një shirit me larmi motivesh popullore. Në mes të fushës duket mali në shpatet e të cilit rrjedh lumi, ndërsa pas malit lind dielli.

Ministri i Drejtësisë Mihajlo Manevski, paradite, duke e elaboruar nevojën e sjelljes së këtij Propozim-ligji, the se me të konfirmohet pamja e stemës shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe se në këtë mënyrë shteti do ta marrë simbolin e tretë shtetëror.

Në Ligj përcaktohen edhe afatet e validitetit të stemës në organet e administratës shtetërore, pushtetin lokal dhe në organet e tjera, institucionet dhe organizatat, ndërsa ka të bëjë edhe me formularët në të cilat është shtypur stema. Dokumentet personale do të përdoren më së shumti edhe tre vite nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, rekomandimi ka rëndësi ideologjike dhe me nxjerrjen e tij bëhet deideologjizmi, gjegjësisht pastrimi me ish sistemin dhe do t'u jepet satsifaksion moral atyre qytetarëve të cilët personalisht apo dikush nga familjet e tyre kanë qenë viktima të komunizmit. Mendojnë se në këtë moment ligji i propozuar është zgjidhja më e mirë e mundshme rreth së cilës mund të arrihet konsenzus i përgjithshëm.

Deputetët e opozitës vlerësojnë se Propozim-ligji për stemën është dhënë në një kohë kur më së paku duhet të hapen çështjet të cilat janë sensitive dhe se heqja e yllit është pa arsyeshtim historik. Ata mendojnë se ylli është simbol i antifashizmit, e jo i komunizmit, pasi që ai kanë qenë çekani dhe drapëri. Propozimi i këtillë, sipas opozitës nuk është përkatës, dhe se është vetëm përpjekje që të hiqet vëmendja nga temat e tjera.

Paralelisht me këtë zgjidhje për stemën, VMRO-PP-ja opozitare dhe jashtëparlamentare filloi nismë qytetare me grumbullimin e 10.000 nënshkrimeve që propozim ligji i tyre për stemën të gjendet para deputetëve. Ata propozojnë stemë të Republikës së Maqedonisë të jetë luani me ngjyrë të verdhë të artë me prapavijë të kuqe, përkatësisht Stema e vitit 1620.

Publikuar: 15.10.2009 | 16:41
Lexuar: 738 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime